Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gazetarja Llausha Zenuni fiton vendin e dytë në konkursin gazetaresk të OSBE-së

25 Nëntor, 2026

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

25 Nëntor, 2026

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

25 Nëntor, 2026

Alta Banka sërish në Kuvend, LSDM kërkon interpelancë për Sllaveskin

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

25 Nëntor, 2026

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

VLEN i përgjigjet letrës së Ahmetit: Për 10 vjet miratuat tre ligje, por shqipen nuk e bëtë zyrtare dhe të barabartë në Maqedoni

25 Nëntor, 2026

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

25 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor, 2026

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN i përgjigjet letrës së Ahmetit: Për 10 vjet miratuat tre ligje, por shqipen nuk e bëtë zyrtare dhe të barabartë në Maqedoni

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

VLEN sot përmes një kumtese ka reaguar ndaj letrës së djeshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me çështjen e provimit të jurisprodencës në gjuhën shqipe.

Nga VLEN thonë se gjatë periudhës sa ishin ato në qeveri 2008-2018 janë miratuar tre ligje të ndryshme për gjuhën shqipe dhe asnjëherë nuk arritën ta bëjnë zyrtare atë në shtet dhe ta bëjnë të barabartë me gjuhën maqedonase.

“Më 2008, 2011 dhe 2018 – në tre mandate qeverisjeje, herë me OBRM-PDUKM e herë me LSDM, Ju dhe partia që drejtoni miratuat tre ligje të ndryshme për shqipen. Herë e quajtët “gjuhë e 20 përqindëshit”, herë gjuhë të shpjeguar në fusnotë e kllapa. Njëherë madje bëtë përmbledhje dispozitash nga disa ligje të ndryshme që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës dhe ato i përshkruat në një tekst të vetëm, të cilin e pagëzuat “Ligji për përdorimin e gjuhës të cilën e flasin më së paku 20% e popullatës së vendit”. Këtë ligj e miratuat në verën e vitit 2008, me procedurë të shkurtuar në Parlament, pa debat dhe pa diskutim në seancë plenare, pa asnjë amendament apo inkorporim vërejtjesh për ta bërë më të mirë ligjin. Në heshtje, si me marre, e kontrabanduat ligjin për gjuhën shqipe, pikërisht atë ligj për të cilin sot flisni me aq shumë zjarr!

Përgjatë viteve të qeverisjes së partisë që drejtoni, vite për të cilat flisni me shumë nostalgji, dhe kjo është e kuptueshme, një e vërtetë, megjithatë, mbetet e pakontestueshme: Ju asnjëherë nuk arritët që ta bëni gjuhën shqipe plotësisht të barabartë me gjuhën maqedonase në formë institucionale. Manipulimi me shqipen si simbolin më të rëndësishëm identitar të shqiptarëve ju ka siguruar qeverisjen e gjatë, ndërkohë që pasojat e zgjidhjeve gjysmake i ndjejmë për çdo ditë sot.

Gjatë viteve në pushtet, ligjërimi Juaj i preferuar ka qenë ai për kompromiset. Kështu, sa herë problematizoheshin zgjidhjet që duhej të ishin rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, ndërhyrja Juaj ishte për të shpjeguar se “bëhet fjalë për kompromis mes palëve”. Kësisoj, shqiptarëve rregullisht u thuhej se ligjet sezonale për përdorimin e gjuhës janë “kompromis i mirë” dhe se “kompromiset nuk janë kurrë absolutisht të kënaqshme për asnjërën palë”. Në një moment, madje, keni deklaruar edhe se “gjuha shqipe dhe përdorimi zyrtar i saj nuk janë prioritet për zgjidhje”! Për pasojë, në sfera me rëndësi thelbësore, siç është jurisprudenca dhe praktika juridike, shqipja mbeti pa zgjidhje. Sot gjuha shqipe nuk është zyrtare as në banka, as në ushtri e as në polici”, thonë nga VLEN.Nga VLEN thonë se zgjidhja e vitit 2019 e bën zbatimin e shqipes në institucione vullnetar dhe jo obligativ, pra, jo zyrtar.”Fatkeqësisht, Ahmeti, zgjidhja e vitit 2019 e bën zbatimin e shqipes në institucione vullnetar dhe jo obligativ – pra, jo zyrtar. Prandaj, sot asnjë bankë në Maqedoninë e Veriut nuk e lejon korrespondencën në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes. Kjo nuk vlen vetëm për bankat komerciale si entitete private, por është e vërtetë edhe për Bankën Popullore, si autoriteti suprem bankar i shtetit! Natyrisht, kur ministri Juaj i Financave ishte i zënë duke mos bërë asgjë në Ministri dhe duke punuar vetëm për të ruajtur kolltukun e tij, Banka Popullore nuk ndjehej e obliguar që në çfarëdo mënyre të ndryshonte politikën gjuhësore në praktikën e vet”, thuhet në reagimin e VLEN-it./Telegrafi/

Lexuar: 64

Lajme te ngjashme

Gazetarja Llausha Zenuni fiton vendin e dytë në konkursin gazetaresk të OSBE-së

Alta Banka sërish në Kuvend, LSDM kërkon interpelancë për Sllaveskin

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Gazetarja Llausha Zenuni fiton vendin e dytë në konkursin gazetaresk të OSBE-së

25 Nëntor, 2026

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

25 Nëntor, 2026

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

25 Nëntor, 2026

Alta Banka sërish në Kuvend, LSDM kërkon interpelancë për Sllaveskin

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

25 Nëntor, 2026

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

VLEN i përgjigjet letrës së Ahmetit: Për 10 vjet miratuat tre ligje, por shqipen nuk e bëtë zyrtare dhe të barabartë në Maqedoni

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.