Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq ka komentuar shumicën e Listës Studentore në Kuvendin e Serbisë dhe ka paralajmëruar se, në rast të një përpjekjeje për arrestimin e tij, sipas tij, një milion njerëz do të dilnin në rrugë.Duke folur për Listën Studentore, e cila ka shumicën në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq tha se “për ta e vetmja gjë e rëndësishme është se si t’i bëjnë keq dikujt që e urrejnë”, si dhe se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa në rast të një përpjekjeje për arrestimin e tij do të nisë grevë urie, gjë që, sipas tij, do të bëjë që një milion njerëz të dalin në rrugë, shkruan gazeta serbe, Blic.
“E çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në sekondën kur kjo të ndodhte? Unë nuk jam Marinika (Tepiq) dhe Boshko (Obradoviq), që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Nuk kam asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha”, tha Vuçiq.

