Përfaqësimi i shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës ishte një nga temat e diskutuara nga zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, në emisionin “Ballë për Ballë” në TV News.
Azizi bëri të ditur se në Spitalin e Kumanovës parashihet punësimi i 15 punonjësve, ndërsa nga gjithsej 23 mjekë specializantë, 13 janë shqiptarë.
Duke iu përgjigjur deklaratave të BDI-së për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion, Azizi theksoi se shqiptarët në Kumanovë nuk janë zero dhe se këtë, sipas saj, e dëshmojnë edhe shifrat.
“BDI tha se shqiptarët janë zero, por BDI po e shumëzon veten me zero. Shqiptarët në Kumanovë nuk janë zero”, ishte mesazhi i Venera Azizit në TV News.
Ajo u shpreh se përfaqësimi i shqiptarëve duhet të vlerësohet përmes numrave dhe të dhënave konkrete.

