Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

8 Nëntor, 2026

Baton Haxhiu thotë se Ibrahim Rugova i çoi si dhuratë gurë të Trepçës Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës

8 Nëntor, 2026

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

8 Nëntor, 2026

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

8 Nëntor, 2026

E kërcënonte me publikimin e videove intime për ta detyruar të bëhej partnerja e tij

8 Nëntor, 2026

Durmishi: Komisioni Evropian konfirmon progresin në punësim, papunësia bie në 11,5 për qind

8 Nëntor, 2026

Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s

8 Nëntor, 2026

I riu nga Kërçova bëhet pjesë e policisë së Kosovës

8 Nëntor, 2026

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

8 Nëntor, 2026

Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës do të punësohen 20 specializantë

8 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 8 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Baton Haxhiu thotë se Ibrahim Rugova i çoi si dhuratë gurë të Trepçës Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës

TV NewsBy TV News8 Nëntor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu ka rrëfyer verzionin e tij për rrethanat në të cilat ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte udhëtuar drejt Beogradit për t’u takuar me Sllobodan Millosheviqin gjatë luftës në Kosovë.

Në një intervistë lidhur me librat e tij “Kosova, historia që zhbëri ish-Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”, Haxhiu ka thënë se ngjarjet e asaj kohe nuk mund të gjykohen lehtësisht nga këndvështrimi i sotëm.

Ai ka treguar se në librin e dytë i ka kushtuar një kapitull Rugovës dhe Millosheviqit, ndërsa ka shpjeguar pse në debatet publike shmang përdorimin e cilësimeve “tradhtar” dhe “patriot”.

“Kur je vetë brenda asaj situate, e kupton sa e afërt është vdekja, sa e vështirë është të mbrosh veten dhe sa e ndërlikuar mund të jetë të dallosh kufirin mes tradhtisë dhe përpjekjes për të mbijetuar”, ka deklaruar Haxhiu në intervistën për MAPO.AL.

Sipas rrëfimit të tij, më 2 prill Rugova kishte udhëtuar në Beograd, në kohën kur popullsia shqiptare po dëbohej nga Kosova. Haxhiu ka thënë se ky veprim ishte bërë edhe në përpjekje për ta shpëtuar familjen.

Ai ka rrëfyer se bashkëshortja e Rugovës kishte përgatitur disa gurë të Trepçës si dhurata për Millosheviqin dhe presidentin e atëhershëm serb, Milan Millutinoviq.

“Më 2 prill, Rugova shkoi në Beograd, te njeriu që po dëbonte popullsinë e tij. Në përpjekje për të shpëtuar fëmijët, bashkëshortja e tij përgatiti disa gurë të Trepçës, me shkëlqim, që Rugova ua kishte dhuruar secilit prej tyre. I mbështolli me kujdes dhe i vendosi në një tabaka, një dhuratë për Millosheviçin dhe një për Millutinoviçin. Shoferi i vendosi në bagazh dhe u nisën drejt Beogradit. Në një moment kur fëmijët po i largoheshin, kur popullsia e tij po dëbohej, ai u dhuronte gurë njerëzve që qëndronin në anën tjetër të asaj tragjedie. Kjo është edhe një nga dhimbjet e njeriut që kishte luftuar për pavarësinë e Kosovës. Atë natë Rugova qëndroi në shtëpinë e Millosheviçit. Ky i fundit i tha: “Më fal, por unë nuk guxoj të të kthej natën atje, sepse kam frikë se do të të vrasë UÇK-ja”. Të nesërmen, Rugova kërkoi që fëmijët t’i dërgoheshin në Beograd. Policia shkoi me disa vetura, mori familjen dhe fëmijët e tij dhe i çoi në Beograd, e më pas ata përfunduan në azil në Itali”, ka treguar Haxhiu.

Sipas tij, Rugova e kishte kaluar atë natë në shtëpinë e Millosheviqit. Haxhiu ka pretenduar se Millosheviqi i kishte thënë se nuk guxonte ta kthente gjatë natës në Prishtinë, nga frika se mund të vritej.

Të nesërmen, sipas rrëfimit të Haxhiut, familja e Rugovës ishte dërguar nga Prishtina në Beograd me përcjellje policore, ndërsa më vonë kishte përfunduar në Itali.

Lexuar: 4

Lajme te ngjashme

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

I riu nga Kërçova bëhet pjesë e policisë së Kosovës

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ publikon fotot nga protesta studentore në Tiranë: Ujë me presion e gaz ndaj të rinjve

Shqiptarët e Luginës votojnë sot për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Nesër dilni dhe votoni për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Lajmet e fundit

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

8 Nëntor, 2026

Baton Haxhiu thotë se Ibrahim Rugova i çoi si dhuratë gurë të Trepçës Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës

8 Nëntor, 2026

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

8 Nëntor, 2026

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

8 Nëntor, 2026

E kërcënonte me publikimin e videove intime për ta detyruar të bëhej partnerja e tij

8 Nëntor, 2026

Durmishi: Komisioni Evropian konfirmon progresin në punësim, papunësia bie në 11,5 për qind

8 Nëntor, 2026

Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s

8 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.