Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Aktivistët e ASH-së kërkojnë distancim nga BDI/AKI

7 Nëntor, 2026

Tre kompani i importonin në Kosovë, 11 analiza zbuluan E. coli në produktet e prodhuesit nga Tetova

7 Nëntor, 2026

Rama ironizon protestën, publikon fotografi nga “sofra e gurtë”: E cilëson destinacionin më të ri turistik të Tiranës

7 Nëntor, 2026

Konfirmohet përparimi i Drejtorisë së Doganave në Raportin e Komisionit Evropian!

7 Nëntor, 2026

Kërkohet dorëheqja e Ramës/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

7 Nëntor, 2026

Avokati Gashi hedh akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut për rastin Dehari: Mori CD-në nga burgu dhe publikoi pamjet për të manipuluar opinionin

7 Nëntor, 2026

Kufizime në shërbimet bankare gjatë fundjavës, ja çfarë duhet të dini

7 Nëntor, 2026

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

7 Nëntor, 2026

Dimitrievski: Nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip, ZNAM do të largohet nga qeveria

7 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

7 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 7 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tre kompani i importonin në Kosovë, 11 analiza zbuluan E. coli në produktet e prodhuesit nga Tetova

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Nëntor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e importit të produkteve ushqimore nga stabilimenti AD Mlekarna Tetovo, Maqedonia e Veriut, si dhe largimin e tij nga lista e stabilimenteve të aprovuara për import në Republikën e Kosovës.Vendimi i datës 6 nëntor 2026 është marrë pas kontrolleve të vazhdueshme zyrtare dhe analizave laboratorike që kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur praninë e bakterit Escherichia coli (E. coli) në produktet e këtij stabilimenti, me rezultate mikrobiologjike të klasifikuara si të pakënaqshme.

Gjatë periudhës prill–tetor 2026, AUV ka raportuar 11 testime me rezultate mikrobiologjike të pakënaqshme. Analizat janë kryer nga laboratorët e AUV-së, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe laboratori Food Lab në Maqedoninë e Veriut. Produktet e testuara përfshijnë krem të bardhë, produkte të tipit urda dhe përgatitje ushqimore me yndyrë bimore, përfshirë produktet Natura Sharplaninska, Olios dhe Bianco Vacuum.

Produktet e këtij stabilimenti janë importuar në Kosovë përmes operatorëve ekonomikë Vizioni M.Z.I, Dauti Komerc dhe Delfini L.T.D, të identifikuar në dokumentacionin e kontrolleve zyrtare. Të gjitha dërgesat për të cilat kontrollet dhe analizat laboratorike kanë konstatuar rezultate të pakënaqshme janë refuzuar në pikat e kontrollit kufitar dhe nuk janë lejuar të vendosen në tregun e Republikës së Kosovës.

Në industrinë ushqimore, E. coli përdoret si tregues i rëndësishëm i higjienës së prodhimit. Prania e tij mbi kriteret mikrobiologjike të zbatueshme mund të tregojë mangësi në trajtimin e lëndës së parë, higjienën e pajisjeve, përpunimin ose kushtet sanitare të prodhimit.

Largimi i AD Mlekarna Tetovo nga lista e stabilimenteve të aprovuara nënkupton se produktet e prodhuara nga ky stabiliment nuk mund të importohen më ligjërisht në Republikën e Kosovës për sa kohë që vendimi mbetet në fuqi. Kjo masë nuk kufizohet vetëm në produktet apo lotet ku janë konstatuar mospërputhje, por zbatohet ndaj të gjithë stabilimentit prodhues, pavarësisht se cili operator ekonomik kërkon t’i importojë produktet e tij. Për konsumatorët e Kosovës, kjo përbën një masë parandaluese shtesë, e cila synon të ndalojë hyrjen e produkteve nga një stabiliment që ka shfaqur probleme të përsëritura mikrobiologjike, deri në plotësimin dhe verifikimin e kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore.AUV do të vazhdojë me kontrolle dhe analiza shtesë laboratorike, si dhe me verifikimin e gjurmueshmërisë së produkteve të këtij stabilimenti, për të përcaktuar nëse produkte të importuara më parë vazhdojnë të gjenden në depot e operatorëve, në rrjetin e shpërndarjes apo në pikat e shitjes në Kosovë. Kontrollet do të përfshijnë identifikimin e loteve, sasitë e importuara dhe të shpërndara, dokumentacionin e furnizimit, datat e prodhimit dhe skadencës, gjendjen e stoqeve dhe marrjen e mostrave për analiza shtesë. Në rast të konstatimit të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, AUV do të ndërmarrë masat përkatëse ligjore, përfshirë ndalimin e qarkullimit, tërheqjen nga tregu, njoftimin e konsumatorëve dhe, sipas rastit, kthimin ose asgjësimin e produkteve.Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim dhe kërkesave për higjienën dhe kriteret mikrobiologjike të produkteve ushqimore. Për ndalimin e importit dhe largimin e stabilimentit nga lista e subjekteve të aprovuara është njoftuar zyrtarisht edhe autoriteti kompetent i Maqedonisë së Veriut.

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Rama ironizon protestën, publikon fotografi nga “sofra e gurtë”: E cilëson destinacionin më të ri turistik të Tiranës

Kërkohet dorëheqja e Ramës/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Avokati Gashi hedh akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut për rastin Dehari: Mori CD-në nga burgu dhe publikoi pamjet për të manipuluar opinionin

“15 vjet shteti nuk arriti ta ndalonte vrasësin” – nëna e Diana Kastratit me mesazh emocional për vajzën e ndjerë

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës, sot miraton buxhetin

Kurti emocionon me mesazhin për djemtë e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut: Qeverinë do ta keni gjithmonë përkrah

Lajmet e fundit

Aktivistët e ASH-së kërkojnë distancim nga BDI/AKI

7 Nëntor, 2026

Tre kompani i importonin në Kosovë, 11 analiza zbuluan E. coli në produktet e prodhuesit nga Tetova

7 Nëntor, 2026

Rama ironizon protestën, publikon fotografi nga “sofra e gurtë”: E cilëson destinacionin më të ri turistik të Tiranës

7 Nëntor, 2026

Konfirmohet përparimi i Drejtorisë së Doganave në Raportin e Komisionit Evropian!

7 Nëntor, 2026

Kërkohet dorëheqja e Ramës/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

7 Nëntor, 2026

Avokati Gashi hedh akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut për rastin Dehari: Mori CD-në nga burgu dhe publikoi pamjet për të manipuluar opinionin

7 Nëntor, 2026

Kufizime në shërbimet bankare gjatë fundjavës, ja çfarë duhet të dini

7 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.