Vetëm gjatë tetorit janë paguar 621,3 milionë denarë, prej të cilave 467 milionë për lehonat dhe 154,3 milionë për personat në pushim mjekësor.
Sipas Fondit, pagesat për lehonat gjatë tetorit shënuan nivelin më të lartë në katër muajt e fundit, me një rritje prej mbi 25 për qind krahasuar me shtatorin.
Nga gjithsej 2,35 miliardë denarë të paguar gjatë katër muajve, mbi 1,66 miliardë janë ndarë për kompensimet e lehonisë.
Institucioni, i drejtuar nga drejtori i përgjithshëm Zlatko Perinski, thekson se prioritet mbetet pagesa e rregullt dhe në kohë e kompensimeve, me qëllim garantimin e sigurisë financiare për qytetarët dhe familjet.
“Qëllimi ynë është që pagesat në kohë të mos përbëjnë lajm të veçantë, por një siguri në të cilën qytetarët mund të mbështeten”, thuhet në njoftimin e Fondit.