Më 31.10.2026 rreth orës 15:50 në një objekt gastronomik në rr. “Tode Bogdanoski” në Gostivar, pas një fjalosje verbale paraprake, ka ardhur deri te një përleshje fizike mes shtetasve turq O.J.K. (22) dhe S.A.D., të dy me qëndrim të përkohshëm në Gostivar. Përleshja ka vazhduar edhe para objektit, me ç’rast O.J.K. ka pësuar lëndime. Për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë një parashtresë përkatëse.

