Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Propaganda mediatike e Edi Ramës dhe fjala e mbajtur e Mexhitit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Nëntor, 2026Updated:1 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Ermal Peçi

Për interesa meskine, koha ka treguar se disa shqiptarë shpeshherë kanë dëmtuar interesat kombëtare, sepse mbi ndjenjën atdhetare kanë vendosur egot personale.
Kjo ndodhi përsëri vetëm pak muaj më parë, kur, për llogari të Edi Ramës, propaganda mediatike e ekonomike e Tiranës shënjestroi Izet Mexhitin dhe VLEN-in, për të pasqyruar një realitet të deformuar, të mbushur me të pavërteta.

Pseudopatriotë, pseudopazarxhinj të fjalës, dilnin nëpër studio dhe hidhnin helm e vrer për të deformuar e për të mbuluar me tymnajë realitetin dhe të vërtetën për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kam qenë edhe vetë në këto debate, ku pafytyrësia, e mbuluar me vellon e atdhetarit, sulmonte dhe deformonte gjithçka që kishte të bënte me të vërtetën për Maqedoninë e Veriut.

Askush nuk ngrinte pyetje në kohën e Ali Ahmetit: Në çfarë gjuhe jepej provimi? Kur BDI-ja ka pasur tetë ministra të Drejtësisë, në çfarë gjuhe është dhënë ky provim?
Askush nuk bënte pyetje, vetëm sulmonin dhe shigjetonin Izet Mexhitin dhe VLEN-in. U zhvilluan protesta, u lëvizën studiot, u ndezën dritat, por askush nuk guxoi ta thoshte të vërtetën.

Në fakt, aleati më i mirë i së vërtetës është koha dhe koha tregoi se Izet Mexhiti e mbajti fjalën e dhënë për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Pavarësisht se askush nga mediat në Tiranë dhe askush nga klasa politike nuk e përshëndeti këtë arritje, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tashmë do të mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Një e drejtë që u takon, por që klasa politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk e kishte parë të arsyeshme, ose nuk kishte pasur fuqinë t’u imponohej Gruevskit apo Zaevit për ta bërë këtë të mundur.

Pikërisht këtu qëndron dallimi i madh mes atyre që patriotizmin e përdorin si dekor televiziv dhe atyre që e kthejnë në përgjegjësi politike. Sepse gjuha shqipe nuk mbrohet me britma në studio, me deklarata të porositura apo me patriotizëm sipas interesave të ditës. Ajo mbrohet me vendime, me të drejta të garantuara dhe me fjalë të mbajtura.

Sot, ata që dje e sulmonin Izet Mexhitin për gjuhën shqipe, kanë detyrimin moral t’u përgjigjen shqiptarëve: Përse heshtën për vite me radhë kur kjo e drejtë nuk garantohej dhe përse ngritën kaq shumë zhurmë pikërisht kur u premtua zgjidhja e saj?

Në fund, propaganda mund ta deformojë të vërtetën për një kohë, mund të prodhojë patriotë të rremë dhe armiq imagjinarë, por nuk mund ta ndryshojë përgjithmonë realitetin.
Edi Ramës dhe propagandës së tij mund t’u mbetet zhurma e studiove, por Izet Mexhitit do t’i mbetet fjala e mbajtur për gjuhën shqipe!

Koha ka treguar se historia nuk mban mënd ata që përdorin kombin për pushtetin e tyre personal dhe interesat e ditës, por ata që i lënë vëndit një të drejtë më shumë. #share #shpërndajeni

Lexuar: 85

Lajme te ngjashme

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.