Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

30 Tetor, 2026

Gjermania dhe Ukraina testojnë një robot tokësor të armatosur për vendosje në vijën e frontit

30 Tetor, 2026

Një shtetas francez humb jetën në klinikat e Shkupit

30 Tetor, 2026

Mickoski: Do të fitojmë në Bërvenicë

30 Tetor, 2026

Dibra hap zyrë për diasporën, Ibrahim Kolari merr përgjegjësinë për SHBA-në dhe BE-në

30 Tetor, 2026

Durmishi: Sipërmarrësia e grave duhet të bëhet forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik rajonal

30 Tetor, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha

30 Tetor, 2026

Tragjedi në SHBA: Nëna akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve, ish-bashkëshorti padit mjekët që e trajtonin!

30 Tetor, 2026

Arben Gashi reagon pas konferencës së Sveçlës dhe Gërvallës: Keni dështuar, jepni dorëheqje

30 Tetor, 2026

I dyshuar për vrasje në Maqedoni, shtetasi turk arrestohet në pikën kufitare në Morinë

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 30 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Durmishi: Sipërmarrësia e grave duhet të bëhet forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik rajonal

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në konferencën rajonale “SHE RISES REGIONAL 2026” në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku në panelin kushtuar avancimit të sipërmarrësisë së grave përmes bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimit evropian, prezantoi masat e Qeverisë për mbështetjen e grave sipërmarrëse, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e mundësive të reja për ndërlidhje ekonomike rajonale.

Në fjalimin e tij, ministri Durmishi theksoi se fuqizimi ekonomik i grave përbën një parakusht të rëndësishëm për rritje të qëndrueshme ekonomike, produktivitet më të lartë dhe shfrytëzim më të mirë të potencialit ekonomik të rajonit.

“Sipërmarrësia e grave nuk është vetëm çështje e mundësive të barabarta, por një forcë e rëndësishme shtytëse e rritjes ekonomike, investimeve dhe konkurrueshmërisë. Detyra jonë është të krijojmë kushte që gratë jo vetëm të themelojnë biznese, por edhe të zhvillojnë kompani të suksesshme, të investojnë, të eksportojnë dhe të krijojnë vende të reja pune”, theksoi Durmishi.

Ministri informoi se gjatë vitit 2026, përmes Programit për Zhvillimin e Sipërmarrësisë dhe Konkurrueshmërisë, janë siguruar 11,34 milionë denarë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe të zejtarëve, me bashkëfinancim deri në 40 për qind të shpenzimeve për blerjen e makinerive dhe mjeteve të reja, përkatësisht deri në 200.000 denarë për përfitues.

Gjithashtu, janë siguruar 2 milionë denarë për zbatimin e standardeve ndërkombëtare në industrinë përpunuese, me mbështetje deri në 70 për qind të shpenzimeve, si dhe 5 milionë denarë për projekte të përbashkëta ndërmjet kompanive dhe universiteteve, me qëllim nxitjen e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.

Durmishi theksoi se përmes Planit Operativ për Punësim për vitin 2026, për të cilin janë paraparë 2,39 miliardë denarë, mbështeten vetëpunësimi, sipërmarrësia dhe përvetësimi i aftësive të reja, duke u dhënë përparësi grave.

Theks i veçantë në konferencë iu kushtua mundësive për përfshirjen e kompanive në pronësi dhe nën drejtimin e grave në zinxhirët e furnizimit të kompanive të mëdha ndërkombëtare dhe investitorëve të huaj.Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut disponon një bazë të rëndësishme industriale dhe ka prani të investitorëve ndërkombëtarë, por se hapi i ardhshëm duhet të jetë ndërlidhja më e fuqishme e ndërmarrjeve vendore me zinxhirët globalë të prodhimit dhe eksportit.

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Një shtetas francez humb jetën në klinikat e Shkupit

Mickoski: Do të fitojmë në Bërvenicë

Dibra hap zyrë për diasporën, Ibrahim Kolari merr përgjegjësinë për SHBA-në dhe BE-në

I dyshuar për vrasje në Maqedoni, shtetasi turk arrestohet në pikën kufitare në Morinë

Pse Fatmir Limani nuk guxon të bëjë thirrje hapur, me emër dhe mbiemër, për Arkin Jahijin në zgjedhjet në Bërvenicë?

Lajmet e fundit

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

30 Tetor, 2026

Gjermania dhe Ukraina testojnë një robot tokësor të armatosur për vendosje në vijën e frontit

30 Tetor, 2026

Një shtetas francez humb jetën në klinikat e Shkupit

30 Tetor, 2026

Mickoski: Do të fitojmë në Bërvenicë

30 Tetor, 2026

Dibra hap zyrë për diasporën, Ibrahim Kolari merr përgjegjësinë për SHBA-në dhe BE-në

30 Tetor, 2026

Durmishi: Sipërmarrësia e grave duhet të bëhet forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik rajonal

30 Tetor, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha

30 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.