Në Maqedoni jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së
Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 qytetarë të përkatësisë etnike serbe, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit mori vetëm 994 vota në zgjedhjet parlamentare serbe në dy vendvotimet e hapura në vend. Ndërkohë, lista studentore mori 185 vota. 
Sipas rezultateve të publikuara nga ministri për Vetëqeverisje Lokale, Ivan Stoilkoviq, lista e Vuçiqit mori 507 vota në Shkup, ndërsa studentët 150. Në Kumanovë, lista e Vuçiqit fitoi 487 vota, kundrejt 35 votave për listën studentore.
Rezultati në Maqedoninë e Veriut ndryshon nga ai në Serbi, ku, sipas të dhënave paraprake të raportuara, lista studentore mori më shumë vota.
BIRN: Të paktën 111.700 euro për tri shoqata
Një hulumtim i BIRN-it, i publikuar para zgjedhjeve, zbulon se shteti serb, që nga viti 2023, u ka ndarë të paktën 111.700 euro tri shoqatave në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e të cilave publikisht kanë mbështetur Partinë Progresive Serbe (SNS) dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

