Një 15-vjeçar nga Bogovina është dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e barkut, pas një incidenti të ndodhur më 24 tetor.
Sipas MPB-së, babai 42-vjeçar dhe djali i tij 16-vjeçar janë paraqitur në polici, ku kanë dorëzuar një pistoletë me karikator të zbrazët.
Sipas deklaratës së babait, incidenti ndodhi rreth orës 13:45, kur nga pakujdesia u shkrep një plumb nga arma që e mbante djali i tij i mitur.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë në prani të prokurorit publik dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
16-vjeçari është ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa policia po heton rastin. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tij pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.

