Informon: Televizioni News
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka shënuar Tetorin Rozë përmes një ligjërate vetëdijësuese kushtuar parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Aktiviteti u mbajt në Sallën e Këshillit të Komunës së Haraçinës, me ligjërues onkologun Dr. Ilir Ismaili, ndërsa të pranishme ishin edhe deputetja Merita Koxhaxhiku dhe zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.
Beqiri falënderoi Dr. Ismailin për kontributin profesional dhe të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen, duke theksuar përkushtimin e komunës për iniciativa që promovojnë shëndetin dhe ndërgjegjësimin qytetar.
“Kujdesi për shëndetin shpëton jetë!”, theksoi Beqiri.

