Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

19 Tetor, 2026

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët

19 Tetor, 2026

​Vlora Çitaku përfaqëson Kuvendin në grupin punues për strategjinë për ish-krerët e UÇK-së

19 Tetor, 2026

Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë

19 Tetor, 2026

“Ndaloni agresionin ndaj protestuesve”- Senatori amerikane Gary Peters reagon per protestat studentore: Populli shqiptar meriton një geveri gě respekton të drejtat e tyre

19 Tetor, 2026

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

19 Tetor, 2026

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

19 Tetor, 2026

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

19 Tetor, 2026

Ali Ahmeti kujton Komandant Ilirin në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta: Ishte unifikues dhe njeri i fjalës

19 Tetor, 2026

BDI në fshatin Hotël të Komunës së Likovës zgjedh kryesinë e re të Forumit Rinor

19 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 20 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Situata në Shqipëri, Ahmeti: Koha për përgjegjësi e maturi, të kalohen interesat e ngushta

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri, pas protestave të dhunshme.

Ai ka thënë se këto zhvillime është duke i përcjell me shqetësim të thellë, duke thënë se situata ka mbërritur në një pikë që kërkon vëmendje dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Sipas tij, politika shqiptare duhet të dëshmojë maturi, urtësi dhe vetëdije të lartë për interesin e përbashkët.

“Sot, më shumë se kurrë, është koha që të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe çdo konsideratë tjetër që mund të pengojë gjetjen e zgjidhjeve, në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Në këtë moment, i bëj thirrje të gjithë klasës politike shqiptare, që të reflektojë urgjentisht. Kjo është një çështje e interesit kombëtar, që kërkon përgjegjësi të përbashkët dhe vullnet për të tejkaluar veten, në të mirë të vendit.”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se situata aktuale duhet të tejkalohet me maturi, përmes dialogut dhe veprimeve të përgjegjshme, në mënyrë që të mos dëmtohet më tej besimi te institucionet, jeta e qytetarëve dhe funksionimi demokratik i shtetit.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve. Prandaj, kur Shqipëria përballet me vështirësi, të gjithë kemi përgjegjësi për të kontribuar në tejkalimin e tyre. Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh.”, ka thënë ai.

Ahmeti u ka bërë thirrje edhe studentëve dhe të gjithë protestuesve që t’i shprehin me dinjitet kërkesat e tyre dhe të mos lejojnë që tensionet dhe përplasjet t’ua zbehin mesazhin.

“Shkatërrimi nuk është zgjidhje, pas çdo biznesi qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve. Forca e një proteste qëndron te qartësia e kërkesave, këmbëngulja qytetare dhe besnikëria ndaj parimeve demokratike. Ndërkohë, institucionet e shtetit kanë një përgjegjësi të veçantë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve. Uniforma e policisë duhet të jetë simbol i ligjit, profesionalizmit dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ndërsa institucionet duhet të veprojnë me paanshmëri, maturi dhe respekt të plotë për të drejtat themelore. Çdo situatë duhet të trajtohet me përgjegjësi, duke shmangur përshkallëzimin dhe duke garantuar respektimin e ligjit nga të gjithë.”, ka shtuar ai.

Ahmeti ka theksuar se asnjë formë dhune, nga cilado palë, nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës.

“Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar. Shqipëria, si një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të dëshmojë në praktikë respekt për demokracinë, sundimin e ligjit, institucionet dhe të drejtat e qytetarëve. Sot më shumë se kurrë, duhet të dëshmojmë se mund të mos pajtohemi, pa u përçarë, dhe se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por ato nuk duhet të bëhen pengesë për interesin e përbashkët.”, ka thënë ai.

●●●
Lexuar: 255

Lajme te ngjashme

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

Ali Ahmeti kujton Komandant Ilirin në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta: Ishte unifikues dhe njeri i fjalës

BDI në fshatin Hotël të Komunës së Likovës zgjedh kryesinë e re të Forumit Rinor

Mevlan Ademi paralajmëron rikthimin e studentëve në protesta

Lajmet e fundit

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

19 Tetor, 2026

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët

19 Tetor, 2026

​Vlora Çitaku përfaqëson Kuvendin në grupin punues për strategjinë për ish-krerët e UÇK-së

19 Tetor, 2026

Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë

19 Tetor, 2026

“Ndaloni agresionin ndaj protestuesve”- Senatori amerikane Gary Peters reagon per protestat studentore: Populli shqiptar meriton një geveri gě respekton të drejtat e tyre

19 Tetor, 2026

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

19 Tetor, 2026

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

19 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.