Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

17 Tetor, 2026

Erdi Mehmeti: Pas dy vitesh ushtrues detyre, emërohet drejtor me mandat katërvjeçar i Qendrës për Punë Sociale në Kumanovë

16 Tetor, 2026

Telfije Murseli nga fshati Rramali, nënë e tre fëmijëve dhe shtyllë e familjes, sot ka nevojë për dorën tonë të ndihmës!/VIDEO/

16 Tetor, 2026

“A e shmangu Kurti gjakderdhjen?” Deklaratat e Haradinajt tronditin skenën politike në Kosovë

16 Tetor, 2026

Bekim Sali: VLEN sjell model të ri të qeverisjes, Jakup Huseini synon zhvillimin e Bërvenicës

16 Tetor, 2026

Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen, mbështetje për Arkin Jahijin

16 Tetor, 2026

Jakup Huseini në tubimin përmbyllës: Nuk kërkoj vetëm një mandat, por mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate

16 Tetor, 2026

Adnan Azizi: VLEN-i do të shënojë fitoren e 11-të, Ahmeti bëri dy autogola

16 Tetor, 2026

Policia helmon studentët dhe të rinjtë me gaz lotsjellës të skaduar

16 Tetor, 2026

Mexhiti nga Bërvenica: VLEN-i qëndron pas Jakup Huseinit, ministrat dhe udhëheqësia në shërbim të komunës

16 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 17 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

AKI, Kumanovë: Shqipja s’mund të anashkalohet dhe pastaj të justifikohet me projektet e së kaluarës!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Reagimi ynë ndaj kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskit, ishte i drejtpërdrejtë: Pse gjuha shqipe është lënë jashtë mbishkrimeve në Sallën e Sporteve?

Për fat të keq, sot duket se edhe këshilltarët e VLEN-it kanë zgjedhur të dalin në mbrojtje të Maksim Dimitrievskit, në vend që të përqendrohen te çështja thelbësore. Të nderuar, kjo është çështja që duhet të marrë përgjigje dhe asnjë përpjekje për ta zhvendosur debatin nuk e zbeh përgjegjësinë institucionale.

Fakti që projekti është hartuar në vitin 2018 nuk mund të shërbejë si alibi për askënd që sot ushtron pushtetin. Përgjegjësia nuk matet me datën kur është hartuar projekti, por me gatishmërinë për të garantuar zbatimin e ligjit.

Nëse këshilltarët e VLEN-it kanë arritur marrëveshje për plotësimin e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe, atëherë le ta dëshmojnë këtë me vepra. Çdo hap drejt respektimit të të drejtave gjuhësore është i mirëpritur, por deklaratat nuk janë zgjidhje dhe premtimet nuk janë rezultate.

Përpjekjet për t’ua faturuar fajin të tjerëve nuk e ndryshojnë realitetin. Sot kemi një problem konkret që kërkon ndërhyrje konkrete. Qytetarët presin përgjegjësi dhe veprim, jo arsyetime politike.

Gjuha shqipe nuk është dekor që vendoset vetëm pasi dikush reagon, as privilegj që jepet sipas vullnetit të pushtetit. Respektimi i saj është detyrim ligjor dhe institucional.

Ne do ta vlerësojmë këtë çështje sipas rezultatit përfundimtar: a do të vendosen mbishkrimet edhe në gjuhën shqipe, siç kërkohet, apo do të mbetemi sërish vetëm te premtimet?

Ligji duhet të zbatohet, jo të interpretohet sipas interesave politike.

Është për t’u habitur se pse kësaj here keni vendosur të flisni, kur për gati një vit jemi mësuar me heshtjen tuaj. Zëri juaj në Këshillin Komunal pothuajse nuk është dëgjuar asnjëherë për çështje të tilla!

E kuptojmë se ndodheni në një pozitë të vështirë, sidomos pas përzgjedhjes suaj nga Maksi, në një proces që, sipas vlerësimit tonë, nuk mbështetet në legjitimitetin e shqiptarëve të Kumanovës.

Këshilltarët e AKI-së, Kumanovë

Lexuar: 153

Lajme te ngjashme

Erdi Mehmeti: Pas dy vitesh ushtrues detyre, emërohet drejtor me mandat katërvjeçar i Qendrës për Punë Sociale në Kumanovë

Telfije Murseli nga fshati Rramali, nënë e tre fëmijëve dhe shtyllë e familjes, sot ka nevojë për dorën tonë të ndihmës!/VIDEO/

Bekim Sali: VLEN sjell model të ri të qeverisjes, Jakup Huseini synon zhvillimin e Bërvenicës

Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen, mbështetje për Arkin Jahijin

Jakup Huseini në tubimin përmbyllës: Nuk kërkoj vetëm një mandat, por mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate

Adnan Azizi: VLEN-i do të shënojë fitoren e 11-të, Ahmeti bëri dy autogola

Lajmet e fundit

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

17 Tetor, 2026

Erdi Mehmeti: Pas dy vitesh ushtrues detyre, emërohet drejtor me mandat katërvjeçar i Qendrës për Punë Sociale në Kumanovë

16 Tetor, 2026

Telfije Murseli nga fshati Rramali, nënë e tre fëmijëve dhe shtyllë e familjes, sot ka nevojë për dorën tonë të ndihmës!/VIDEO/

16 Tetor, 2026

“A e shmangu Kurti gjakderdhjen?” Deklaratat e Haradinajt tronditin skenën politike në Kosovë

16 Tetor, 2026

Bekim Sali: VLEN sjell model të ri të qeverisjes, Jakup Huseini synon zhvillimin e Bërvenicës

16 Tetor, 2026

Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen, mbështetje për Arkin Jahijin

16 Tetor, 2026

Jakup Huseini në tubimin përmbyllës: Nuk kërkoj vetëm një mandat, por mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate

16 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.