Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Rahovicë të Ferizajt, ku personi i raportuar i humbur është gjetur pa shenja jete.
Përmes një njoftimi, Shoqata ka bërë të ditur për përfundimin e operacionit, duke falënderuar të gjithë banorët për bashkëpunimin dhe ndihmën e treguar gjatë aksionit të kërkimit.
Po ashtu, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, në këto momente të vështira.

