Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e infeksionit me ethet e Nilit Perëndimor, duke e çuar në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.
Sipas të dhënave të publikuara në portalin e specializuar „Healthalert“, që nga fillimi i vitit 2026 janë regjistruar gjithsej 71 raste të infektimit me këtë virus.
Nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 58 persona janë shëruar plotësisht, ndërsa dy pacientë vazhdojnë të trajtohen në spital.
Gjatë javës së fundit nuk janë regjistruar raste të reja të infektimit, por viktima e fundit e ka çuar në 11 numrin e personave që kanë vdekur nga kjo sëmundje.

