Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit mund të përballen me një valë të fortë të ftohti gjatë dhjetëditëshit të fundit të tetorit, me temperatura që në disa zona mund të zbresin edhe nën -10 gradë Celsius.
Meteorologu Sllavço Poposki paralajmëron se, sipas përditësimeve të fundit të modelit evropian ECMWF, ekziston mundësia e depërtimit të një mase ajrore polare nga Arktiku drejt Gadishullit Ballkanik.
Përveç rënies së ndjeshme të temperaturave, në disa zona parashikohen edhe reshje të dobëta lokale bore.
Megjithatë, Poposki thekson se bëhet fjalë për një analizë paraprake dhe jozyrtare meteorologjike, e cila mund të ndryshojë me përditësimet e ardhshme të modelit.
“Ky paralajmërim nuk duhet të merret si përfundimtar, por vetëm si një sinjal paraprak meteorologjik”, sqaroi ai, duke paralajmëruar informacione të reja gjatë ditëve në vijim.

