Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

23 Tetor, 2026

Edi Rama drejt Argjentinës, vendit mik të Izraelit?!

23 Tetor, 2026

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

23 Tetor, 2026

Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares (VIDEO)

23 Tetor, 2026

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

23 Tetor, 2026

Ish-efektivi i RENEA-s, Gert Metani: “Ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë!”

23 Tetor, 2026

I burgosuri gjendet i vdekur në burgun e Këshanjës në Kumanovë

23 Tetor, 2026

Vuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesit

23 Tetor, 2026

Ramush Haradinaj nderon Enver Idrizin me medaljen Me besim në Zot, Atdhe e Shtet

23 Tetor, 2026

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë.

23 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Blerim Hyseni për tabelën në sallën sportive në Kumanovë: “Për renovim ka para, por për gjuhën shqipe mjafton heshtja?”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Raporton Televizioni News

Kumanovë – Këshilltari komunal nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Hyseni, ka vazhduar reagimin lidhur me mungesën e gjuhës shqipe në tabelën e sallës sportive të saporenovuar në Kumanovë, duke kërkuar respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Hyseni vë në dukje, siç shprehet ai, ironinë e situatës: salla është rinovuar me mjete publike, përfshirë edhe paratë e taksapaguesve shqiptarë, por në tabelën e objektit nuk është përfshirë gjuha shqipe.

“Mund të rinovohet një sallë e tërë me para edhe të taksapaguesve shqiptarë, por të ‘harrohet’ e drejta e tyre me ligj për gjuhën shqipe! Për renovim bëhen projekte, tenderë e ceremoni, por për gjuhën shqipe mjafton një heshtje e qëllimshme?”, ka deklaruar Hyseni.

Ai thekson se përdorimi i gjuhës shqipe nuk duhet të trajtohet si favor, por si e drejtë që duhet të respektohet.

“Le të jetë e qartë, gjuha shqipe nuk është favor që na e bën dikush, as kërkesë që mund të lihet për një ditë tjetër. Është e drejtë dhe duhet të respektohet!”, ka shkruar ai.

Këshilltari komunal kërkon që tabela e sallës sportive të plotësohet menjëherë edhe në gjuhën shqipe, duke u bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të veprojnë në përputhje me ligjin.

Në reagimin e tij, Hyseni u drejtohet edhe përfaqësuesve komunalë, duke theksuar se investimet infrastrukturore duhet të shoqërohen me respektimin e barazisë gjuhësore.

“Respekti nuk matet me pllaka të reja, por me zbatimin e ligjit dhe barazinë në praktikë!”, përfundon reagimi i tij.

Çështja e tabelës në sallën sportive ka hapur debat për përdorimin e gjuhës shqipe në hapësirat publike në Kumanovë. Deri në momentin e publikimit, sipas informatave të bëra publike, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Komuna e Kumanovës lidhur me këtë çështje.

 

Lexuar: 332

Lajme te ngjashme

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

I burgosuri gjendet i vdekur në burgun e Këshanjës në Kumanovë

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë.

Shasivari takoi ambasadoren amerikane Varnes, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

Lajmet e fundit

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

23 Tetor, 2026

Edi Rama drejt Argjentinës, vendit mik të Izraelit?!

23 Tetor, 2026

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

23 Tetor, 2026

Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares (VIDEO)

23 Tetor, 2026

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

23 Tetor, 2026

Ish-efektivi i RENEA-s, Gert Metani: “Ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë!”

23 Tetor, 2026

I burgosuri gjendet i vdekur në burgun e Këshanjës në Kumanovë

23 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.