Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

7 Tetor, 2026

Lamtumirë, Messi! Legjenda mbyll karrierën me Argjentinën

7 Tetor, 2026

Trump: Do ta telefonoj Putinin së shpejti për atë që ndodhi në Siberi

7 Tetor, 2026

Forumi Rinor i Nëndegës Likovë zgjedh udhëheqësinë e re – Betim Dauti kryetar

7 Tetor, 2026

Jakup Huseini prezanton planin për Radiovcën: Njihuni me 4 projektet konkrete..

7 Tetor, 2026

Reagimi i Rita Orës pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

7 Tetor, 2026

Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Justina Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy profesoresha!

7 Tetor, 2026

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

7 Tetor, 2026

17-vjeçarja denoncon dhunë dhe kërcënime, arrestohen partneri, nëna dhe motra e saj

7 Tetor, 2026

Çmenden serbët! Piloti shqiptar në ushtrinë amerikane, Lekë Buçaj, që goditi caqet serbe: “S’jam krenar, është dashur të goditnim edhe më shumë caqe”

7 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 8 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

TV NewsBy TV News7 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas zgjedhjes me 81 vota në Kuvend, Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Në ceremoninë e inaugurimit, Albulena Haxhiu ia ka dorëzuar Kushtetutën e Kosovës.

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Në ceremoninë e marrjes së detyrës, ushtruesja e deriatëhershme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës presidentes së re.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve, në votimin e zhvilluar në mesnatën mes së martës dhe së mërkurës, vetëm pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Zgjedhja e saj erdhi pas marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke shmangur shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”

Pas zgjedhjes në krye të shtetit, Shiroka-Pula deklaroi se do ta ushtrojë detyrën si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ajo tha se e pranon postin me nder dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar rëndësinë e detyrës që i është besuar.

Presidentja e re ka një karrierë të gjatë në fushën akademike dhe institucionale. Ajo ka udhëhequr Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa më herët ka mbajtur edhe poste të larta publike.

Shiroka-Pula ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011.

Ajo ka qenë gjithashtu deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë periudhës 2011–2014.

Me marrjen zyrtare të detyrës, Justina Shiroka-Pula nis mandatin si presidente e Republikës së Kosovës, në një periudhë të rëndësishme për vendin pas një krize të gjatë institucionale./Albinfo.ch

Lexuar: 74

Lajme te ngjashme

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Arrestohet Liridon Geci, i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit të KosovaNews, Jeton Sopa

Faktori politik në Shqipëri të unifikohet si ai në Kosovë! Mesazhi i fuqishëm i deputetit shqiptar nga Maqedonia!

Kalon edhe në lexim të dytë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës?

Koci çon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes

Lajmet e fundit

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

7 Tetor, 2026

Lamtumirë, Messi! Legjenda mbyll karrierën me Argjentinën

7 Tetor, 2026

Trump: Do ta telefonoj Putinin së shpejti për atë që ndodhi në Siberi

7 Tetor, 2026

Forumi Rinor i Nëndegës Likovë zgjedh udhëheqësinë e re – Betim Dauti kryetar

7 Tetor, 2026

Jakup Huseini prezanton planin për Radiovcën: Njihuni me 4 projektet konkrete..

7 Tetor, 2026

Reagimi i Rita Orës pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

7 Tetor, 2026

Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Justina Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy profesoresha!

7 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.