Fatmir Limaj, ish-komandant i UÇK-së dhe kryetar i Nismës, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje në këtë periudhë, sipas tij, do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe shmangie të përgjegjësisë institucionale.
Duke folur në “Debat Plus”, Limaj ka thënë se zgjedhjet do të nënkuptonin një vend pa institucione funksionale, ndërsa, sipas tij, ndërkohë procedurat në Hagë do të vazhdonin.
“Nëse shkohet në zgjedhje, shkohet me i ikë kësaj prej përgjegjësisë. Është me heq dorë nga mbrojtja e tyre. Nëse shkohet në zgjedhje, këta njerëz po duan me iu shmangë përgjegjësisë së tyre që duhet me marrë. Edhe gjashtë muaj nuk ke institucione këtu, ndërsa atje kryhen procedurat. Dhe mirëupafshim, ky është rezultati”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka thënë se institucionet duhet të vazhdojnë punën dhe të ndërmarrin hapa konkretë për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë shqyrtimin e ndryshimeve ligjore.
“Njerëzit duhet me e heqë përgjegjësinë, duhet me shku në zgjedhje. S’po duam me kërku punë, s’po duam me e ecë me këtë punë. Përmes ligjit duhet me u kthye, duhet me shiku, duhet me punu, duhet me kërku, duhet me shku me marrë”, është shprehur ai.

