Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

‘‘Qëndresa vazhdon, zëri ynë nuk shuhet’’, Endrit Thaçi falënderon protestuesit

26 Shtator, 2026

Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK

26 Shtator, 2026

Marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

26 Shtator, 2026

Paralajmërim për serbët që udhëtojnë në Kroaci: Postimet në rrjetet sociale mund t’ju kushtojnë shtrenjtë

26 Shtator, 2026

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

26 Shtator, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet Shasivari

26 Shtator, 2026

15-vjeçari me “Mercedes” përplaset me biçiklistin në Llopat – i lënduari dërgohet në spital

26 Shtator, 2026

Bastisje në Kumanovë, u gjet drogë, privohen nga liria katër persona

26 Shtator, 2026

Pastrohet deponia në fshatin Radushë, do të bëhet park

26 Shtator, 2026

Izet Mexhiti u prit në Nju Jork nga miku i tij dhe veprimtari dibran, Ylber Pilku

26 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 26 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Arbër Ademi i përgjigjet Shasivari

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 26 shtator – Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, pas aludimeve të këtij të fundit ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me një pritë të pretenduar në Shqipëri në vitin 1998 dhe dëshminë e tij para hetuesve të Hagës në vitin 2020.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Ademi e akuzoi Shasivarin se sulmon figurat, simbolet dhe kauzat shqiptare, ndërsa e ndërlidhi qëndrimin e tij me profesoreshën Tanja Karakamisheva.

“Jeton Karakamishevën, a e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë: ‘UÇK-ja bëri luftë të drejtë’, ‘drejtuesit e UÇK-së janë të pafajshëm’, ‘UÇK-ja është e pastër si loti’?”, shkroi Ademi.
Sipas tij, një deklaratë e tillë nuk është dëgjuar dhe as nuk do të dëgjohet nga ministri i Drejtësisë.

“Jo. As nuk do ta dëgjoni. Nuk guxon!”, shtoi Ademi. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së pretendon se roli politik i Shasivarit është të merret me çështjet që lidhen me shqiptarët dhe me figurat e tyre politike e kombëtare.

“Sepse roli i tij është të merret me gjithçka që është shqiptare, kombëtare dhe e pastër: me Ali Ahmetin, me Edi Ramën, me UÇK-në, me çdo simbol e kauzë shqiptare”, thuhet në reagim.
Ademi më tej e akuzoi Shasivarin se përdor “gjuhën e tutores së tij, Tanja Karakamishevës” dhe se merret me shqiptarët, në vend që, siç tha, të merret me ata që i dëmtojnë ata.

“Ky është roli i tij. Të lomotisë kundër shqiptarëve dhe në shërbim të atyre që shqiptarët i kanë pasur gjithmonë përballë”, përfundoi Ademi.

Reagimi i tij pasoi një status të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, të titulluar “26 shtatori 1998: Prita. 2-3 shtatori 2020: Dëshmia”, në të cilin, pa e përmendur me emër, ai aludoi te Ali Ahmeti.

Shasivari shkroi se më 26 shtator 1998, “sipas të dhënave publike”, kishte ndodhur një pritë ndaj personit që ai e identifikoi si “Komandant Soravia”, me pasoja potencialisht fatale. Ai e lidhi këtë ngjarje me dëshminë që Ahmeti e kishte dhënë 22 vjet më vonë, më 2 dhe 3 shtator 2020, për rreth 15 orë, para Prokurorisë së Specializuar në Prishtinë.

“Çfarë dëshmoi në Prokurorinë Speciale?”, pyeti Shasivari, duke theksuar se bëhet fjalë për pyetje publike dhe jo për paragjykim apo akuzë. “Dy datat kujtohen. Dëshmia është dhënë. Por pyetjet mbeten. Opinioni meriton përgjigje”, përfundoi ministri i Drejtësisë.

Lexuar: 151

Lajme te ngjashme

Marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

15-vjeçari me “Mercedes” përplaset me biçiklistin në Llopat – i lënduari dërgohet në spital

Bastisje në Kumanovë, u gjet drogë, privohen nga liria katër persona

Pastrohet deponia në fshatin Radushë, do të bëhet park

Izet Mexhiti u prit në Nju Jork nga miku i tij dhe veprimtari dibran, Ylber Pilku

Sefer Selimi: “Jeton Shazivari po bëhet më katolik se Papa”

Lajmet e fundit

‘‘Qëndresa vazhdon, zëri ynë nuk shuhet’’, Endrit Thaçi falënderon protestuesit

26 Shtator, 2026

Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK

26 Shtator, 2026

Marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

26 Shtator, 2026

Paralajmërim për serbët që udhëtojnë në Kroaci: Postimet në rrjetet sociale mund t’ju kushtojnë shtrenjtë

26 Shtator, 2026

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

26 Shtator, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet Shasivari

26 Shtator, 2026

15-vjeçari me “Mercedes” përplaset me biçiklistin në Llopat – i lënduari dërgohet në spital

26 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.