Natyra Kuçi ka kritikuar Nasim Haradinajn për qasjen e tij gjatë protestës pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Kuçi tha se nuk pajtohet me thirrjet për qetësi, duke theksuar se qytetarët janë të mllefosur dhe kanë të drejtë ta shprehin pakënaqësinë e tyre.
“Jo more, nuk jemi të qetë, jemi të mllefosur. Le ta marrë vesh krejt bota.” tha ajo në emisionin “Kosova Live” në T7
Ajo tha se, në një situatë të tillë, protestuesit duhet të kenë mundësi ta shprehin revoltën e tyre, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si Haradinaj iu drejtua masës gjatë protestës.

