Një moment të keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Evropën e ka konsideruar ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë William Walker vendimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë që dënoi me 81 vjet burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së.
Për A2 CNN, ai tha se procesi ka qenë keqmenaxhim i drejtësisë që nga fillimi.
“Një trishtim i plotë është një moment i keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Evropën në përgjithësi. Procesi që nga fillimi ka qenë keqmenaxhim i drejtësisë. Procesi që zgjati 10 vite hetim nga zyra e prokurorit special, 6 vite nga të cilat 4 ishin në izolim pa asnjë lloj lirie përveç një dite për Thaçin kur iu lejua të shkonte në varrimin e babait. Por, përveç kësaj ata janë gjetur fajtorë në një kthim të historisë. Në 6 vite ata janë mbajtur në paraburgim sikur të ishin të fajshëm”.
Ai shprehu zhgënjimin me Bashkimin Evropian sipas të cilit ka vënë shenjën e barazimit me tmerret e Serbisë, ndërkohë që nuk e ka thirrur presidentin serb në Hagë për të dëshmuar.

