Një ndeshje për tu mbajtur mend ajo mes Bashkimit dhe Vardarit, që përfundoi me një barazim spektakolar 3-3 dhe emocione pa fund deri në sekondat e fundit.
Në këtë supersfidë, ndër emrat që ka dominuar fushën e lojës dhe ka marrë vëmendjen kryesore ka qenë Mal Junuzi.
Mesfushori kumanovar ka zhvilluar një paraqitje prej maestroje, duke kontrolluar ritmin e lojës, duke shfaqur teknikë të lartë dhe siguri absolute në pasime, edhe kur ndodhej nën presionin e kundërshtarëve.
Te Junuzi ajo që veçohet si lojtar është qetësia me topin, siguria në pasime dhe mënyra se si e lexon lojën në mesfushë. Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare të larta teknike, me teknikë shumë të sigurt dhe me aftësi për ta kontrolluar topin edhe në hapësira të ngushta.
Junuzi është një mesfushor qendror me një përvojë të pasur në kampionatin e superligës së Shqipërisë, ku ka luajtur për ekipet e njohura si Partizani dhe Egnatia, që më në fund të rikthehet në vendlindjen e tij për të veshur fanellën e KF Bashkimi.
Paraqitja ndaj Vardarit ishte një tjetër sinjal pozitiv në rrugëtimin e tij. Me teknikën dhe qetësinë që demonstron në mesfushë, Mal Junuzi po konfirmon se është një lojtar që mund t’i japë shumë skuadrës kumanovare.(INA)

