Në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti serb, Alekansder Vuciq, vazhdon të eksplorojë mbi gjyqin e Hagës për qëllime elektroale.
Ditë më parë kishte deklaruar se Hashim Thaçi do të lirohej nga akuzat për krime lufte dhe se do të “dënohej” vetëm për aktakuzën për ndërhyrje në drejtësi.
Megjithatë tashmë thotë se ka marrë disa “informacione” të tjera gjatë qëndrimit në Paris, që sipas tij, “dënimi mund të jetë më i rëndë”
“Ndërkohë kam dëgjuar se është e mundur që ai të marrë një dënim të rëndë, por le të presim. Do të doja që parashikimet e mia të para të mos ishin të mira dhe që ky informacion tjetër që mora të ishte më i saktë, por nuk e besoj”, pretendon Vuçiq.
“Do ta shohim se kush ka të drejtë pas katër ditësh”, ka shtuar tutje presidenti serb.

