Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BDI: Shtrenjtohet transporti ndërurban, goditen drejtpërdrejt studentët dhe qytetarët

6 Shtator, 2026

Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pas arrestimit të shoferit të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë

6 Shtator, 2026

Limani i përgjigjet Kasamit: Jam anëtar i ASH-së parti autonome, larg spekulimeve

6 Shtator, 2026

Rama i pret shpresat Veliajt: Bashkia pa kokë! Ishte talent, po e hëngri pushteti

6 Shtator, 2026

Ndërron jetë bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt, Afrim Mehmetaj

6 Shtator, 2026

Isen Shabani dhe Valbon Limani në VLEN? Kasami: Ka bisedime, në ditët në vijim do ketë veprime konkrete

6 Shtator, 2026

Arrestohet shoferi i një zyrtari të Qeverisë, kërkoi mito për punësim

6 Shtator, 2026

VLEN: Ekonomia u rrit 4,3% në tremujorin e dytë, 20 milionë euro për zgjerimin e prodhimit dhe vende të reja pune

6 Shtator, 2026

QMK: 30 zjarr të regjistruara, 6 mbeten ende aktive dhe 5 nën kontroll

6 Shtator, 2026

Kush është njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë

6 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 6 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kush është njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë

TV NewsBy TV News6 Shtator, 2026 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në numrin e fundit, revista gjermane “Der Spiegel” e ka vendosur në ballinë politikanin Ulrich Siegmund nga partia e djathtë populiste AfD. Siegmund ka gjasa t’i fitojë zgjedhjet e 6 shtatorit në krahinën Sachsen-Anhalt. Në nivel të Gjermanisë, kjo parti ka qëndrime radikale kundër Kosovës.

Më 6 shtator, në landin Sachsen-Anhalt të Gjermanisë Lindore zhvillohen zgjedhjet më të rëndësishme të këtij viti në Gjermani.

Ndonëse është kohë pushimesh, prapë pushim për mediat gjermane nuk ka. Sivjet nuk dominojnë temat e lehta verore, por raportimet e reportazhet e njëpasnjëshme nga Sachsen-Anhalt.

Në këtë land, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), sipas anketave, mund të fitojë rreth 43 për qind të votave.

Te partitë që me dekada kanë dominuar skenën politike – kristiandemokratët dhe socialdemokratët – ekziston frika se AfD, për herë të parë, mund të marrë drejtimin e një landi gjerman dhe politikani Ulrich Siegmund të bëhet kryeministri i parë nga radhët e AfD-së në një krahinë në Gjermani.

AfD nuk është parti normale. E themeluar më 2013 si reagim ndaj shpëtimit të euros, valutës së përbashkët europiane, nga qeveria e kancelares Angela Merkel, kjo parti me kalimin e viteve është radikalizuar gjithnjë e më shumë.

Me pranimin e rreth 1 milion refugjatëve, kryesisht nga Siria, më 2015 qeveria gjermane ka ngjallur edhe më shumë reagime negative te një pjesë e popullatës.

Shumë gjermanë e shprehin mllefin e tyre duke përkrahur, simpatizuar e votuar AfD-në, e cila nga shërbimi i brendshëm sekret (Verfassungsschutz) në Gjermani, në nivel të vendit, dyshohet si parti e ekstremit të djathtë.

Në Sachsen-Anhalt, shërbimi i brendshëm sekret ka shkuar një hap më tutje dhe e trajton këtë parti si të sigurt ekstremiste.

Në numrin e fundit, revista gjermane “Der Spiegel” e ka vendosur në ballinë Ulrich Siegmundin, i cili është kryekandidat i AfD-së në Sachsen-Anhalt.
Nën fotografinë e Siegmund, “Der Spiegel” shkruan se ky është: “Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”.

Reagimet në Gjermani janë të ndryshme. Kritikët besojnë se një ballinë e tillë vetëm ia rrit popullaritetin AfD-së, ndërsa vetë Siegmund tha se ballina ishte “një reklamë e mirë”.

Vëzhgues të tjerë politikë theksojnë se detyrë e mediave është të paralajmërojnë mbi rreziqet që i kanosen Gjermanisë nëse AfD vazhdon të rritet me këtë trend.

Sipas anketave, AfD momentalisht është partia më e madhe në Gjermani – po të mbaheshin zgjedhjet për parlament këtë të diel, atë do ta përkrahnin me votë 28 për qind e votuesve.

Si në politikën e jashtme, ashtu edhe të brendshme, AfD ka qëndrime që nuk përputhen me ato të qeverisë gjermane.

AfD kritikon përkrahjen e Ukrainës nga Gjermania dhe kërkon “normalizimin” e raporteve me Rusinë.

Politikanë të AfD-së kanë paralajmëruar se, nëse partia e tyre arrin të krijojë qeverinë në Sachsen-Anhalt, atëherë në shkolla do të mësohet më shumë rusisht. Po ashtu, synohet që të ketë vizita të shpeshta të nxënësve gjermanë në Rusi.

AfD kërkon që të flitet më pak për nazizmin, një njollë e madhe e historisë gjermane, dhe më shumë për anët pozitive të patriotizmit gjerman.

“Më shumë Bismarck, më pak Hitler” – kjo është parulla e AfD-së në Sachsen-Anhalt.

Nxënësit gjermanë, sipas kësaj partie, më shumë duhet të mësojnë për themelimin e Rajhut gjerman në shekullin e 19-të nën kancelarin Otto von Bismarck.

AfD synon të mbyllë një qendër për edukim politik në Sachsen-Anhalt, e cila, mes tjerash, financon udhëtime të nxënësve në ish-kampet naziste të shfarosjes së hebrenjve.

AfD mban një qëndrim kryesisht proserb dhe kritik ndaj pavarësisë së Kosovës.

Deputeti i AfD-së, Petr Bystron, ka deklaruar se “njohja e Kosovës ka qenë një gabim”.

Ai e ka cilësuar bombardimin e forcave serbe më 1999 nga NATO-ja si të “paligjshëm”.

Sipas Bystronit, qeveria gjermane duhet “t’i kërkojë falje Serbisë për pjesëmarrjen gjermane në bombardime dhe ta anulojë njohjen e Kosovës”.

Më 2023, Bystron kundërshtoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Deputeti tjetër i AfD-së, Markus Frohnmaier, i cili rrjedh nga Rumania dhe është i martuar me një ruse (ish-bashkëpunëtore e gazetës “Izvestija”), e quan Kosovën “projekt të dështuar”.

Sipas tij, edhe pas “kujdesit gjithëpërfshirës” nga NATO-ja, BE-ja, OKB-ja dhe ndihmës zhvillimore gjermane, Kosova mbetet një “konstrukt thellësisht i korruptuar, kriminal dhe i paaftë për të mbijetuar”.

Si shumë deputetë të tjerë, edhe Frohnmaier mban qëndrime të hapura proruse dhe proserbe.

AfD ka kërkuar të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të ketë kompetenca ekzekutive.

AfD kundërshton perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa propozon një partneritet të privilegjuar me Bashkimin Europian.AfD-ja ka kërkuar gjithashtu tërheqjen e Bundeswehr-it nga misioni i KFOR-it në Kosovë.

Në qershor 2026, të gjithë deputetët e saj që morën pjesë në votim votuan kundër vazhdimit të mandatit gjerman në Kosovë.

Lexuar: 32

Lajme te ngjashme

Avancim në zhvillimin e rrjeteve të reja të energjisë elektrike

Dubrovniku ngritë nismë : Kërkohet heqja e lejeve të punës për personat që glorifikojnë Ratko Mlladiqin

Mrekulli në Nepal, dy persona gjenden gjallë 10 ditë pas përmbytjeve katastrofike

Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

Krim i rëndë në Austri – vëllai i partnerit vret me çekiç 24-vjeçaren shqiptare

Lajmet e fundit

BDI: Shtrenjtohet transporti ndërurban, goditen drejtpërdrejt studentët dhe qytetarët

6 Shtator, 2026

Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pas arrestimit të shoferit të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë

6 Shtator, 2026

Limani i përgjigjet Kasamit: Jam anëtar i ASH-së parti autonome, larg spekulimeve

6 Shtator, 2026

Rama i pret shpresat Veliajt: Bashkia pa kokë! Ishte talent, po e hëngri pushteti

6 Shtator, 2026

Ndërron jetë bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt, Afrim Mehmetaj

6 Shtator, 2026

Isen Shabani dhe Valbon Limani në VLEN? Kasami: Ka bisedime, në ditët në vijim do ketë veprime konkrete

6 Shtator, 2026

Arrestohet shoferi i një zyrtari të Qeverisë, kërkoi mito për punësim

6 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.