Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Abdixhiku: Keqardhje, por 6 deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president

2 Shtator, 2026

Vdes nëna e deputetit Besnik Tahiri, Ramush Haradinaj i shpreh ngushëllime

1 Shtator, 2026

Berat Buzhala i lavdëron deputetët e LDK-së që nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun president

1 Shtator, 2026

Elmë Ramadani, oficerja nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë, në shërbim të vendit

1 Shtator, 2026

Ligjvënësit e Cyrihut kërkojnë ndalimin e shamisë në shkolla

1 Shtator, 2026

Kërkoi shtetësinë në dy gjuhë, administrata i tha “nuk bëhet” – qytetarja kërkon sqarim

1 Shtator, 2026

Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë – pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit

1 Shtator, 2026

Stalla e lopëve dhe efekti ndaj alergjive tek fëmijët

1 Shtator, 2026

Mbahet në Bishkek Takimi i 26-të i OBSh

1 Shtator, 2026

Ndahet nga jeta Isren Imeri, kumanovari që la gjurmë edhe në këngën shqipe

1 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 2 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ligjvënësit e Cyrihut kërkojnë ndalimin e shamisë në shkolla

TV NewsBy TV News1 Shtator, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Parlamenti Kantonal i Zürichut ka votuar të hënën për ndalimin e shamisë në shkollat publike.

Vendimi erdhi pas mbështetjes së një nisme nga Partia Popullore e Zvicrës (SVP), e cila kërkoi ndalimin e plotë të shamisë si për mësueset, ashtu edhe për nxënëset, transmeton Telegrafi.

Sipas SVP-së, shamia përfaqëson “një simbol të shtypjes dhe të islamit politik”, me argumentin se ajo nuk ka vend në institucionet publike arsimore. Pro kësaj nisme votuan edhe liberalët (FDP) dhe parti të tjera të vogla.

Në krahun tjetër, kundër u rreshtuan socialdemokratët, të gjelbrit dhe parti të qendrës, të cilat argumentuan se kjo masë cenon lirinë e besimit fetar.

Qeveria e kantonit të Zürichut kishte sinjalizuar mbështetjen e nismës për këtë hap përpara votimit në parlament dhe tashmë ka në dispozicion dy vjet kohë për të përgatitur propozimin konkret për zbatimin e këtij ligji.

Ndalimi i shamisë për mësueset zbatohet edhe në kantone të tjera si Bernë apo Gjenevë, ndërsa javën e kaluar edhe parlamenti i kantonit Aargau mori një vendim të ngjashëm.

Megjithatë, përfshirja e nxënëseve në këtë ndalim mbetet pika më e debatueshme nga ana ligjore. Në vitin 2015, Gjykata Supreme Federale pas një rasti të iniciuar në qytetin St. Margrethen (Zvicra lindore) kishte vendosur se interesi publik – si neutraliteti shtetëror apo barazia gjinore – nuk mjafton juridikisht për t’u ndaluar nxënëseve mbajtjen e shamisë në mësim.

Përveç vendimit për simbolin fetar, parlamenti i Zürichut miratoi të hënën edhe një masë tjetër strikte për ambientet arsimore: ndalimin e plotë të përdorimit të celularëve privatë, tabletëve dhe kompjuterëve personalë në të gjitha shkollat publike të kantonit. /Telegrafi/

Lexuar: 61

Lajme te ngjashme

Mbahet në Bishkek Takimi i 26-të i OBSh

Mucunski: Zgjerimi i BE-së kërkon vizion strategjik, jo logjikë burokratike

Austria shënon verën më të nxehtë në 260 vite të mbajtjes së të dhënave

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të mbajnë takimin e parë të paktit të mbrojtjes

Përcaktohen mundësi për të thelluar bashkëpunimin në takimin e liderve

Lajmet e fundit

Abdixhiku: Keqardhje, por 6 deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president

2 Shtator, 2026

Vdes nëna e deputetit Besnik Tahiri, Ramush Haradinaj i shpreh ngushëllime

1 Shtator, 2026

Berat Buzhala i lavdëron deputetët e LDK-së që nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun president

1 Shtator, 2026

Elmë Ramadani, oficerja nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë, në shërbim të vendit

1 Shtator, 2026

Ligjvënësit e Cyrihut kërkojnë ndalimin e shamisë në shkolla

1 Shtator, 2026

Kërkoi shtetësinë në dy gjuhë, administrata i tha “nuk bëhet” – qytetarja kërkon sqarim

1 Shtator, 2026

Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë – pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit

1 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.