Katastrofa e rrëshqitjes së dheut që shkaktoi një numër të madh viktimash në anën Nepalit si edhe persona të zhdukur në pikën kufitare Gyirong në Xizang, ka bërë që drejtuesit e niveleve më të larta të Kinës të angazhohen për përballimin dhe minimizimin e fatkeqësisë .Presidenti kinez Xi Jinping ka shprehur kërkesa të qarta për përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës dhe reagimin emergjent. Li Qiang, kryeministër i vendit, shkoi në zonën e goditur për të vizituar e inkurajuar njerëzit e prekur dhe punonjësit e shpëtimit, si edhe për të ofruar udhëzime në vend për punën e ndihmës dhe shpëtimit e për reagimin emergjent. Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, si edhe ekipet e zjarrfikësve e të shpëtimit dhe forcat profesionale të shpëtimit, si Grupi “Anneng” i Kinës , vepruan me shpejtësi. Ushtria Çlirimtare Popullore dhe Forcat e Policisë së Armatosur reaguan menjëherë dhe mbërritën në postet e tyre në kohë. Operacionet e ndihmës dhe të shpëtimit u kryen në mënyrë të rregullt e efikase, dhe puna e zhvendosjes dhe ndihmës pas fatkeqësisë ka nisur dhe është zhvilluar në shkallë të plotë.
Në mbledhje të posaçme të zhvilluar për këtë ngjarje , u vu në dukje që kjo fatkeqësi ndodhi në një rajon me lartësi të madhe e të ftohtë me lugina të pjerrëta, mot të ndryshueshëm dhe akullnaja të shumta, liqene akullnajore dhe rreziqe të mundshme gjeologjike në zonën përreth, duke paraqitur sfida të mëdha për punët e ndihmës dhe të shpëtimit. Të gjitha palët e përfshira duhet t’i përmbahen parimit të vënies së njerëzve dhe jetës së tyre në radhë të parë, si edhe të kryejnë me zell të gjitha detyrat me masa të vendosura e të fuqishme dhe metoda shkencore e efikase.
Në mbledhja u theksua që është i nevojshëm një hetim dhe vlerësim gjithëpërfshirës i rreziqeve dhe rreziqeve të fshehura, dhe duhet të përshpejtohet një studim i akullnajave dhe liqeneve akullnajore në rrafshnaltën Qinghai-Tibet. Sistemet dinamike të monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm duhet të forcohen dhe duhet të përmirësohet aftësia për të identifikuar rreziqet zinxhir të fatkeqësive. Është e nevojshme të përmirësohen mekanizmat e reagimit ndaj emergjencave dhe të forcohen vrojtimi i rreziqeve të fshehura në rrjedhën e sipërme e të poshtme, paralajmërimi i hershëm dhe koordinimi i reagimit. Duhet të zbatohen masa për zhvendosjen e personelit, duke përfshirë rrugët e evakuimit dhe vendet e zhvendosjes në zonat e rrezikut.
Mbledhja shprehu nevojën për të koordinuar zhvillimin dhe sigurinë, si edhe për të kryer me seriozitet të gjitha detyrat që lidhen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

