Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kujdes: Qytetarëve po u mbërrijnë SMS të rreme për “rimbursim të tatimit”

26 Gusht, 2026

BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme

26 Gusht, 2026

Mickoski: Po bëhet realiteti ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë

26 Gusht, 2026

Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij

26 Gusht, 2026

Kurti: Autostrada Shkup–Bllacë do ta forcojë lidhjen mes dy vendeve

26 Gusht, 2026

Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

26 Gusht, 2026

Kurti:Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë

26 Gusht, 2026

Izet Mexhiti: Shkupi më afër Prishtinës, shqiptarët më afër njëri-tjetrit

26 Gusht, 2026

Rast i parë historik në ushtrinë e SHBA, majori Jason Watson akuzohet zyrtarisht sipas Nenit 88 për deklaratat kundër Presidentit Trump

26 Gusht, 2026

VV-ja dorëzon në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në Prishtinë

26 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 26 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rast i parë historik në ushtrinë e SHBA, majori Jason Watson akuzohet zyrtarisht sipas Nenit 88 për deklaratat kundër Presidentit Trump

TV NewsBy TV News26 Gusht, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një pilot ushtarak amerikan po përballet me akuza të rralla dhe të papritura pas kritikave të hapura dhe publike të bëra ndaj Presidentit Donald Trump në lidhje me luftën e Iranit. Ky rast besohet se përbën të parin precedent madhor në historinë e ushtrisë amerikane ku një major akuzohet sipas Kodit Uniform të Drejtësisë Ushtarake (UCMJ) për përdorimin e fjalëve përçmuese ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Majori i Forcave Ajrore, Jason Watson, 40 vjeç, është ndaluar dy herë gjatë javëve të fundit nga autoritetet ushtarake. Përveç akuzave kryesore, avokati i tij mbrojtës konfirmoi për CBS News dhe CNN se ndaj tij janë ngritur akuza edhe për tre shkelje specifike të Nenit 88, si dhe akuza për mosbindje ndaj urdhrave zyrtarë dhe sjellje të papërshtatshme me statusin e një oficeri ushtarak.

“Watson i qëndron besnik faktit se e bëri këtë që të tjerët të mos kishin nevojë ta bënin.”, tha avokati Mbrojtës i Majorit Jason Watson

Kronologjia e ngjarjes dhe arrestimet

Më 1 korrik majori Watson u arrestua për herë të parë pasi doli në shkallët e Kapitoli-t të SHBA-së i veshur me uniformë ushtarake gjatë një proteste. Ai mbante një pankartë me mbishkrimin “Impeach. Convict. Remove” (Ndrirje. Dënim. Shkarkim), duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për shkarkimin e Presidentit Trump.

Pas një interviste të dhënë për rrjetin CNN, Watson u arrestua për herë të dytë. Gjatë deklaratës së tij televizive, ai u shpreh se zoti Trump “jo vetëm që është një dështim si president, por ai po shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, po shkel ligjin, është i përfshirë në korrupsion të përhapur dhe po vret amerikanë”.

Reagimi i komandës ushtarake

Publikimi i akuzave shënon një rast tejet të rrallë ku forcat e armatosura zgjedhin të veprojnë përmes një procesi të hapur gjyqësor dhe jo përmes masave administrative apo ndëshkimeve pas dyerve të mbyllura.

Pas arrestimit të parë në muajin korrik, Sekretari i Forcave Ajrore, Troy Meink, reagoi publikisht në mediat sociale duke nëvizuar rëndësinë e disiplinës strikte në radhët e ushtrisë. Ai deklaroi se pret nga çdo pilot që të “zbatojë të gjitha ligjet dhe politikat në lidhje me sjelljen personale, pjesëmarrjen politike dhe rregullat e veshjes së uniformës”.

/rtsh.al/

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

Miliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijeve në Gaza

Trump: SHBA-të kanë hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit

Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri

Pesë ish-kryetarë bashkish në Turqi dënohen me burg, njëri mbi 23 vjet

Trump dënon ekzekutimet në Iran: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të ndalet

BE-ja po ndryshon rregullat e zgjerimit

Lajmet e fundit

Kujdes: Qytetarëve po u mbërrijnë SMS të rreme për “rimbursim të tatimit”

26 Gusht, 2026

BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme

26 Gusht, 2026

Mickoski: Po bëhet realiteti ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë

26 Gusht, 2026

Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij

26 Gusht, 2026

Kurti: Autostrada Shkup–Bllacë do ta forcojë lidhjen mes dy vendeve

26 Gusht, 2026

Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

26 Gusht, 2026

Kurti:Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë

26 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.