Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

20 Gusht, 2026

Hair Style Noli: 20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri

20 Gusht, 2026

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

20 Gusht, 2026

Shkupi kryen dezinsektimin e 14-të, mbi 20 trajtime deri në fund të sezonit

20 Gusht, 2026

Tensione Turqi-Izrael për shkak të Sirisë, Katz-Erdoganit: Po zvarriteni në aventura të rrezikshme, mos na vini në provë

20 Gusht, 2026

Marina Vjollca mbetet me gishta në gojë, cila është arsyeja?

20 Gusht, 2026

Plot armë e municion të kapura në veri, ekspozohen nga policia

20 Gusht, 2026

Intelektualen nga Shkupi me doktoratë vetëm pse e panë me mbulesë, menduan se është me shkollë të mesme!

20 Gusht, 2026

“Safe city” e bllokoi kufirin, autoritetet kufitare policore kërkah, qytetarët presin në temperatura përvëluese

20 Gusht, 2026

Sulm masiv rus me raketa në Kiev, të paktën 8 të vrarë

20 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tensione Turqi-Izrael për shkak të Sirisë, Katz-Erdoganit: Po zvarriteni në aventura të rrezikshme, mos na vini në provë

TV NewsBy TV News20 Gusht, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tensionet po përshkallëzohen midis Turqisë dhe Izraelit për shkak të Sirisë.

Në një postim në X, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan po e “zvarrit Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri” dhe se vendi i tij nuk do të “lejojë asnjë entitet të kërcënojë sigurinë e tij”.

“Do të ishte më mirë që Erdogani të vazhdonte të mbante fjalime boshe dhe plot fantazi kundër Izraelit në parlamentin turk dhe të mos vinte në provë vendosmërinë e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha Katz.

Ankaraja iu përgjigj akuzave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për një prani ushtarake turke në Siri. Turqia të mërkurën hodhi poshtë kategorikisht ato që i quajti “akuza të pabaza” nga Izraeli në lidhje me praninë e saj ushtarake në Siri, pasi Izraeli bombardoi një bazë ajrore siriane pranë kufirit turk dhe tha se Siria ishte në prag të lejimit të trupave turke të vendoseshin atje.

Ministri i Jashtëm sirian, Assad al-Shaibani, gjithashtu iu përgjigj akuzave izraelite. Shaibani mohoi për Axios se kishte ndonjë plan për të vendosur forca turke në një bazë ajrore në Siri që Izraeli bombardoi këtë javë, duke shtuar se Damasku e kishte informuar Tel Avivin për këtë para sulmit.

“Nuk kishte asnjë prani ushtarake turke në bazë në asnjë kuptim që do të justifikonte një interpretim të tillë. Baza ishte, në fakt, kryesisht bosh. Ajo ende nuk ishte restauruar plotësisht ose nuk ishte vënë në funksion të plotë, dhe puna atje ishte ende në fazën e restaurimit.”, tha ai.

Ministri i Jashtëm sirian pranoi, megjithatë, se oficerët e ushtrisë turke vizituan bazën Abu Duhur disa ditë para bastisjeve, si pjesë e asaj që ai e përshkruan si “bashkëpunim të vazhdueshëm ushtarak në fushat e trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës”.

Lexuar: 33

Lajme te ngjashme

Sulm masiv rus me raketa në Kiev, të paktën 8 të vrarë

Zyra e Zelenskyt po hetohet nga agjencitë anti-korrupsion

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit

Emërohet ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës

Lajmet e fundit

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

20 Gusht, 2026

Hair Style Noli: 20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri

20 Gusht, 2026

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

20 Gusht, 2026

Shkupi kryen dezinsektimin e 14-të, mbi 20 trajtime deri në fund të sezonit

20 Gusht, 2026

Tensione Turqi-Izrael për shkak të Sirisë, Katz-Erdoganit: Po zvarriteni në aventura të rrezikshme, mos na vini në provë

20 Gusht, 2026

Marina Vjollca mbetet me gishta në gojë, cila është arsyeja?

20 Gusht, 2026

Plot armë e municion të kapura në veri, ekspozohen nga policia

20 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.