Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë

19 Gusht, 2026

Saranda Imeri Stafai i përgjigjet Bujar Osmanit: Legjitimitetin shqiptar e japin votat, jo BDI-ja

19 Gusht, 2026

Përleshje familjare në Kumanovë: 19-vjeçari përfundon në pranga pas sulmit ndaj babait

19 Gusht, 2026

Ylber Limani: Në Burgun e Kumanovës, ligji është mbi të gjithë

19 Gusht, 2026

Mirënjohje për Avni Nezirin nga drejtuesja e Policisë së Frontex

19 Gusht, 2026

Pushime ruse me shumë pikëpyetje: Pse presidentja sllovene udhëtonte kaq shpesh në Rusi?

19 Gusht, 2026

Nga Prekazi në Bratisllavë, Donjet Bislimi bëhet Doktor i Shkencave

19 Gusht, 2026

Agron Tufa: Si merr fund shteti dhe kombi shqiptar?

19 Gusht, 2026

Murtezani nis detyrën e re në NATO, bëhet përfaqësues i përhershëm i Maqedonisë së Veriut në Aleancë

19 Gusht, 2026

VLEN: “NJERËZIT E ARTANIT” U VERSULËN KUNDËR BDI-së

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 19 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pushime ruse me shumë pikëpyetje: Pse presidentja sllovene udhëtonte kaq shpesh në Rusi?

TV NewsBy TV News19 Gusht, 2026 Botë Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas zbulimeve të agjencisë austriake të lajmeve APA dhe mediumit slloven „Dnevnik“ për lidhjen mes mikeshës shumëvjeçare të presidentes së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, rusen Viktoria Krivoluckaja, dhe ish-zëvendësdrejtorit të shërbimit të parë slloven të inteligjencës VIS, Roman Jeglič, rasti ka marrë jehonë edhe në Gjermani.

Për këtë çështje ka shkruar gazeta e njohur konservatore gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), e cila ngre pyetjen pse presidentja sllovene ka udhëtuar kaq shpesh në Rusi, transmeton Siol.net.

Ndër të tjera, gazeta shkruan se Jeglič kishte krijuar një reputacion të keq që në vitin 1988, në periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë socialiste.

„Ai më pas nënshkroi raportin zyrtar që çoi në arrestimin e (Janez) Janshës – kryeministrit të atëhershëm. Jansha në atë kohë punonte si gazetar dhe shkaktoi shumë reagime me një artikull në të cilin zbulonte korrupsion në Ushtrinë Popullore Jugosllave (JNA). Jansha dhe disa persona të tjerë më pas u akuzuan për gjoja transmetim të sekreteve ushtarake“, shkruan gazeta.

Sipas FAZ, gjyqi në Lubjanë luajti më pas një rol kyç në mobilizimin e opinionit publik slloven kundër JNA-së, e cila në Slloveni gjithnjë e më shumë perceptohej si një forcë pushtuese.

Kundërshtimi ndaj ushtrisë, sipas gazetës gjermane, u shndërrua shpejt në kundërshtim ndaj Jugosllavisë në tërësi dhe e forcoi më tej lëvizjen sllovene për pavarësi. Kjo kulmoi në qershor të vitit 1991 me shkëputjen e Sllovenisë nga Jugosllavia dhe shpërbërjen e mëvonshme të shtetit të përbashkët.

„Fakti që Jeglič arriti të ngrihej deri në pozitën e zëvendësdrejtorit të shërbimit VIS në shtetin e sapoformuar ishte një nga veçoritë e politikës sllovene që shpesh i hutonte vëzhguesit e huaj“, shkruan FAZ.

Pasi Jeglič udhëhoqi një komplot për rrëzimin e eprorit të tij të atëhershëm në agjencinë e inteligjencës dhe pasi emri i tij u lidh me një skandal mashtrimi në investime, ai u zhduk nga jeta publike dhe më vonë u shfaq përsëri në Rusi.

Lidhje romantike me Jeglič

Gazeta gjermane ka përfshirë edhe reagimin e Kabinetit të Presidentes së Sllovenisë, nga ku kanë thënë se presidentja nuk mund të komentojë për jetën private të mikeshës së saj, por mund të konfirmojë se Krivoluckaja dhe Jeglič janë njohur gjatë kohës kur ai punonte për kompani sllovene në Rusi, përfshirë kompaninë Gorenje.

„Asgjë nga kjo nuk tregon se Pirc Musar ka bërë diçka të paligjshme. Megjithatë, këto raportime me gjasë do të vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik slloven edhe për një kohë“, shkruan FAZ.

Agjencia APA dhe „Dnevnik“ hulumtuan të kaluarën e Viktoria Krivoluckajës në bazat zyrtare ruse të të dhënave dhe zbuluan, ndër të tjera, se emri i saj shfaqet së bashku me atë të ish-zëvendësdrejtorit të njohur të shërbimit të parë slloven të inteligjencës VIS, Roman Jeglič, i cili gjithashtu dyshohet se ka shtetësi ruse.

Ata zbuluan se në vitin 2009, të dy ishin të regjistruar në të njëjtën adresë, në të njëjtin apartament në një ndërtesë banimi në Krasnojarsk të Siberisë.

Më vonë, Kabineti i Presidentes njoftoi se Krivoluckaja kishte qenë dikur në një lidhje romantike me Jegličin. Vetë Krivoluckaja e konfirmoi këtë për emisionin „24ur“, duke theksuar njëkohësisht se kurrë nuk kishte bashkëpunuar me shërbime të huaja të inteligjencës.

Pirc Musar ka udhëtuar disa herë në Rusi

APA dhe „Dnevnik“ zbuluan gjithashtu se Pirc Musar, para se të bëhej presidente, kishte udhëtuar disa herë në Rusi së bashku me Krivoluckajën, përfshirë edhe disa javë para fillimit të luftës në Ukrainë.

Sipas të dhënave të disponueshme, që nga viti 2015, ato kanë qenë së bashku në Rusi të paktën shtatë herë. Madje, raportohet se atje kanë festuar edhe Vitin e Ri 2022.

Kabineti i saj ka konfirmuar se presidentja e ka vizituar disa herë Rusinë para se të merrte detyrën, por ka theksuar se ajo „gjithmonë ka qenë atje si turiste, me familjen dhe miqtë“.

FAZ ngre pyetje për udhëtimet e shpeshta në Rusi

Gazeta gjermane FAZ, në një artikull me titull „Çfarë bënte presidentja e Republikës së Sllovenisë kaq shpesh në Rusi?“, shkruan se Nataša Pirc Musar është gjendur në një pozitë të vështirë për shkak të raportimeve për udhëtimet e saj në Rusi dhe kontaktet që ka pasur atje.

Zbulimet e APA dhe „Dnevnik“ lidhen me periudhën para se ajo të hynte në politikë.

Pirc Musar, e cila ka studiuar drejtësi dhe ka punuar si prezantuese televizive, u zgjodh në postin më të lartë të vendit në vitin 2022, duke u bërë gruaja e parë që e mban këtë detyrë.

Edhe para kësaj ajo ishte figurë e njohur në vendin e saj. Ajo fitoi njohje publike si avokate e ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, në çështje që lidhen me mbrojtjen e markës së saj.

Në politikën e brendshme sllovene, megjithatë, ajo njihet si kundërshtare e kryeministrit konservator Janez Jansha.

Sipas hetimit të agjencisë dhe mediave, Krivoluckaja, e cila ka lindur në Krasnojarsk dhe posedon shtetësi të dyfishtë, e ka shoqëruar Pirc Musarin në të paktën gjashtë udhëtime të tjera në Moskë ose Shën Petersburg mes viteve 2015 dhe 2022.

Kabineti i presidentes ka konfirmuar se ajo ka vizituar disa herë privatisht Rusinë.

Nga ana tjetër, siç thekson FAZ, vetë Pirc Musar e ka përshkruar Krivoluckajën si „shoqen e saj më të mirë“, shkruan Siol.net. përcjell Zhurnal.mk .

Lexuar: 45

Lajme te ngjashme

Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes

Tronditje në Ukrainë, ish-ministri i Mbrojtjes kërkon zgjedhje në kohë lufte

Rritja e të ardhurave nga biletat e kinemave nxitet nga filmat e suksesshëm vendas

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

Shpërthime të fuqishme në Dubai, Emiratet aktivizojnë mbrojtjen ajrore!

ShBA dhe Kanadaja në bisedime për të shmangur tarifat 50 për qind

Lajmet e fundit

“Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë

19 Gusht, 2026

Saranda Imeri Stafai i përgjigjet Bujar Osmanit: Legjitimitetin shqiptar e japin votat, jo BDI-ja

19 Gusht, 2026

Përleshje familjare në Kumanovë: 19-vjeçari përfundon në pranga pas sulmit ndaj babait

19 Gusht, 2026

Ylber Limani: Në Burgun e Kumanovës, ligji është mbi të gjithë

19 Gusht, 2026

Mirënjohje për Avni Nezirin nga drejtuesja e Policisë së Frontex

19 Gusht, 2026

Pushime ruse me shumë pikëpyetje: Pse presidentja sllovene udhëtonte kaq shpesh në Rusi?

19 Gusht, 2026

Nga Prekazi në Bratisllavë, Donjet Bislimi bëhet Doktor i Shkencave

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.