Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Livia feston 30-vjetorin, ja shkrimi në tortë që mori gjithë vëmendjen

13 Gusht, 2026

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

13 Gusht, 2026

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

13 Gusht, 2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gusht, 2026

Fehim Sali nga Dragashi dyshohet të jetë i arrestuari si spiun i BIA-S

13 Gusht, 2026

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

13 Gusht, 2026

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

13 Gusht, 2026

Mbytet një turist nga Gjeorgjia në ujërat e Liqenit të Ohrit

13 Gusht, 2026

Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi

13 Gusht, 2026

Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë

13 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 13 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Nga erdhën paratë e Nedim Ramës që bleu aksione në Mercedes-Benz?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Gusht, 2026Updated:12 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 12 gusht – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ngritur dyshime lidhur me deklaratën e pasurisë së drejtorit të NOMAGAS-it, Nedim Rama, duke kërkuar sqarime për mënyrën se si ai ka financuar blerjen e aksioneve në kompani të huaja, përfshirë gjigantin gjerman “Mercedes-Benz Group AG”, gjatë kohës që ushtronte funksionin e drejtorit të ndërmarrjes shtetërore. Në reagimin e saj, BDI thekson se deklarata e pasurisë e Ramës “ka hapur një çështje shumë më serioze sesa ajo që ai tentoi ta mbyllë me dorëzimin e formularit në Antikorrupsion”.

Sipas BDI-së, Rama ka deklaruar aksione në kompani të mëdha të huaja, ndërsa problematike konsiderohet data e fitimit të tyre.
“Sipas vetë deklarimit të tij, këto pjesëmarrje janë fituar më 22 prill 2026, në kohën kur Nedim Rama tashmë ishte në krye të NOMAGAS-it”, thuhet në reagim. Partia opozitare shtron një sërë pyetjesh publike, duke kërkuar transparencë të plotë mbi burimin e mjeteve financiare të përdorura për investimet.

“Me çfarë parash Nedim Rama bleu aksione në kompani të huaja gjatë mandatit të tij si drejtor? Sa ka investuar konkretisht në Mercedes-Benz Group AG? Nga cila llogari janë transferuar mjetet? Cili është burimi i kapitalit? A janë deklaruar këto investime në afatin ligjor? Dhe a ka investime të tjera jashtë vendit që ende nuk janë bërë publike?”, pyet BDI. Sipas partisë, këto nuk janë çështje të karakterit privat, pasi Rama drejton NOMAGAS-in, një kompani shtetërore me rëndësi strategjike.
“Nedim Rama drejton NOMAGAS-in, një kompani shtetërore me rëndësi strategjike, dhe çdo rritje e konsiderueshme e pasurisë së një funksionari publik gjatë ushtrimit të mandatit duhet të jetë plotësisht e shpjegueshme”, theksohet në reagim. BDI i bën thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të verifikojë të gjitha rrethanat që lidhen me investimet e deklaruara nga drejtori i NOMAGAS-it.

“Për këtë arsye kërkojmë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të verifikojë burimin e mjeteve, datën e blerjes, vlerën e investimeve dhe kohën e deklarimit të aksioneve të Nedim Ramës”. Në fund të reagimit, BDI kërkon që Nedim Rama të dalë publikisht dhe të sqarojë burimin e kapitalit të investuar.
“Nedim Rama duhet të dalë para opinionit dhe të tregojë nga erdhën paratë. Sepse pyetja tani është shumë e thjeshtë: Si arriti drejtori i NOMAGAS-it, gjatë mandatit të tij, të krijojë kapital për investime në Mercedes dhe kompani të tjera ndërkombëtare?”, përfundon reagimi i BDI-së.

Lexuar: 75

Lajme te ngjashme

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

Mbytet një turist nga Gjeorgjia në ujërat e Liqenit të Ohrit

Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë

Bekim Sali në seancë solemne të qeverisë: Marrëveshja e Ohrit, përgjegjësi për të ardhmen europiane të vendit

Lajmet e fundit

Livia feston 30-vjetorin, ja shkrimi në tortë që mori gjithë vëmendjen

13 Gusht, 2026

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

13 Gusht, 2026

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

13 Gusht, 2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gusht, 2026

Fehim Sali nga Dragashi dyshohet të jetë i arrestuari si spiun i BIA-S

13 Gusht, 2026

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

13 Gusht, 2026

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

13 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.