Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Çele guri gojën”, Kurti asnjë fjalë për bllokadën: Kemi takim me rininë

12 Gusht, 2026

BDI: Nga erdhën paratë e Nedim Ramës që bleu aksione në Mercedes-Benz?

12 Gusht, 2026

VLEN: BDI, PARTIA QË VODHI QINDRA MILIONA, PO LUAN ROLIN E HETUESIT

12 Gusht, 2026

Rreth 700 filipinase gjatë këtij viti kanë marrë pasaporta të Maqedonisë përmes ambasadës në Australi

12 Gusht, 2026

Kasami: Marrëveshja e Ohrit, bazë për më shumë decentralizim, zhvillim dhe kohezion shoqëror

12 Gusht, 2026

Ali Ahmeti përkujton viktimat e Lubotenit: Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar

12 Gusht, 2026

Iseni: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi

12 Gusht, 2026

Qeveria shënon jubileun e Marrëveshjes së Ohrit, panele diskutimi, kush janë pjesëmarrës

12 Gusht, 2026

Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit vendosi themelet e një koncepti të ri të shtetit

12 Gusht, 2026

Moderatorja kosovare bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë që zgjodhi për vogëlushen

12 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 12 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ambasada gjermane: Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, kontra-produktive

TV NewsBy TV News12 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të ashpra nga faktori vendor, por edhe ai ndërkombëtar, pas deklaratës së tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Një zëdhënës i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, ka thënë për Klankosova.tv se këto deklarata nuk janë në linjë me objektivin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Siç kemi deklaruar edhe më parë, Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj evropian. Për të bërë përparim në këtë rrugë, Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut. Deklaratat lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër nuk e mbështesin këtë objektiv”, ka thënë për Klankosova.tv një zëdhënës i Ambasadës.

I njëjti u ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë aktorëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që pengojnë përparimin e normalizimit përmes dialogut.

Për këtë çështje ka reaguar edhe BE-ja, përmes zëdhënëses për çështjet e jashtme, Annita Hipper, e cila u pyet në një konferencë për media nëse deklaratat e kreut të shtetit serb dhe një veprim i mundshëm për ndryshimin e rrjedhës së lumit do të mund të ndikonin edhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Do ta nis me çështjen kryesore që kemi përpara, që janë deklaratat e bëra. Deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit dhe veprimet e mundshme, nuk e mbështesin objektivin për të pasur një marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha Hipper, transmeton Klankosova.tv.

Deklaratat e saj erdhën pasi Vuçiq tha të dielën se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke e lidhur këtë me, siç pretendoi ai, qëndrimin e autoriteteve të Kosovës ndaj komunitetit serb.

Vuçiq tha se për këtë çështje ka ftuar “ekspertë”, përfshirë “inxhinierë dhe të tjerë”, ndërsa deklaroi se Serbia ka “arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit”.

“Kështu që do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në punimet për ndërtimin e një ure në Beograd. /Klankosova.tv

Lexuar: 35

Lajme te ngjashme

“Çele guri gojën”, Kurti asnjë fjalë për bllokadën: Kemi takim me rininë

Shqiperia s’është më vend i Mercedesëve, por veturave kineze BYD

‘Do t’ju shterojë ujin!’ Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, ndaj Kosovës

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

Lajmet e fundit

“Çele guri gojën”, Kurti asnjë fjalë për bllokadën: Kemi takim me rininë

12 Gusht, 2026

BDI: Nga erdhën paratë e Nedim Ramës që bleu aksione në Mercedes-Benz?

12 Gusht, 2026

VLEN: BDI, PARTIA QË VODHI QINDRA MILIONA, PO LUAN ROLIN E HETUESIT

12 Gusht, 2026

Rreth 700 filipinase gjatë këtij viti kanë marrë pasaporta të Maqedonisë përmes ambasadës në Australi

12 Gusht, 2026

Kasami: Marrëveshja e Ohrit, bazë për më shumë decentralizim, zhvillim dhe kohezion shoqëror

12 Gusht, 2026

Ali Ahmeti përkujton viktimat e Lubotenit: Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar

12 Gusht, 2026

Iseni: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi

12 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.