Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kolumbia kërkon më shumë se 3.000 të zhdukur pas tërmetit që la mbi 100 të vdekur

TV NewsBy TV News12 Gusht, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë rifilluar të martën në dhjetëra qytete dhe qyteza në Kolumbinë perëndimore, pasi tërmeti me magnitudë 7.4 të hënën ka lënë më shumë se 3,000 persona të zhdukur, ndërsa shumë prej tyre dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Kryetarët e bashkive dhe guvernatorët e Kalit, Pereira-s, Çokos dhe Manizalesit, kanë thënë se të paktën 179 persona kishin vdekur në këto katër zona, teksa qeveria qendrore, e cila ka përditësuar për herë të fundit të dhënat të hënën, ka thënë se të paktën 111 persona kanë humbur jetën.

Rreth 1,600 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara ose të shembura.

Ushtarë, pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe familjarë kërkonin mes rrënojave, duke kaluar me dorë copa të mëdha betoni nga njëri vullnetar te tjetri, përgjatë rreshtave të krijuar për nxjerrjen e mbetjeve.

Çoko, rajoni që rrethon epiqendrën e tërmetit, është një nga zonat më të varfra dhe më të neglizhuara të Kolumbisë, e cila shpesh përballet me përleshje mes grupeve të armatosura. Në pjesën më të madhe të Çokos mund të shkohet vetëm me varkë, përmes xhunglës ose me avion. Përmasat e dëmeve në këtë rajon ende nuk dihen plotësisht.

Presidenti i ri i vendit, Abelardo De la Espriella, ka udhëtuar të hënën në mbrëmje drejt kryeqytetit të Çokos, Kivdo, dhe ka njoftuar se kishte mobilizuar “të gjithë aparatin ushtarak dhe policor” për t’u përballur me situatën, duke dërguar inxhinierë, ekipe shpëtimi dhe qen të trajnuar për kërkime.

“Çoko nuk do të jetë më kurrë ‘vendi i të harruarve’”, ka deklaruar ai.

Tërmeti përbën testin e parë të madh për de la Espriellën, i cili ka bërë betimin të premten. De la Espriella është parë si një figurë përçarëse për shkak të premtimit të tij për një goditje të gjithanshme ndaj grupeve kriminale në këtë vend të Andeve.

Ndërkohë, familjet kanë publikuar informacione për të afërmit e zhdukur në faqe interneti të krijuara dhe menaxhuara nga qytetarët.

Tërmeti në Kolumbi ka ndodhur pasi një sërë lëkundjesh të njëpasnjëshme kishin shkatërruar vendin fqinj, Venezuelën, në fund të muajit qershor, duke shembur qindra ndërtesa dhe duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 6.300 personave.

Lexuar: 120

Lajme te ngjashme

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

BE-ja drejt një vendimi historik: Bullgaria rrezikon gjobë prej 23 milionë eurosh, në shënjestër edhe Hungaria!

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.