Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjesti merr vendimin e rëndësishëm, ky kapitull merr fund

10 Gusht, 2026

Lista Serbe s’do policë të Kosovës në urën e Mitrovicës, kërkon takim urgjent me KFOR-in

10 Gusht, 2026

Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij

10 Gusht, 2026

Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8

10 Gusht, 2026

Gazetari legjendar i ‘Spiegel’: Rama më kërcënoi se nuk i pëlqeu raportimi, Perëndimi e mbivlerëson në mënyrë groteske

10 Gusht, 2026

Bien ndjeshëm çmimet e karburanteve në Maqedoni

10 Gusht, 2026

BDI pretendon se asnjë zv/kryeministër i parë nga VLEN nuk ka kryesuar seancë të qeverisë, por Mexhiti rezulton të ketë kryesuar

10 Gusht, 2026

Alarm pranë rezidencës së Trump, avionët civilë shkelin zonën e ndaluar të fluturimit, ndërhyjnë F-16-të amerikanë

10 Gusht, 2026

Krimet në Gjakovë/ Aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 19 personave, ekspertët flasin për mesazh të fortë ndaj Serbisë

10 Gusht, 2026

Xhuli nuk heq dorë nga palestra edhe në ditët e fundit të shtatzënisë

10 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 10 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij

TV NewsBy TV News10 Gusht, 2026 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, e konsideron të pamundur realizimin e paralajmërimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Biserko ka thënë se deklaratat e fundit të Vuçiqit duhet të shihen në kontekstin e situatës së tij politike në Serbi dhe zgjedhjeve që, sipas saj, pritet të mbahen në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas Biserkos, presidenti serb vazhdimisht përpiqet ta shfrytëzojë çështjen e Kosovës dhe pozitën e serbëve në Kosovë për mobilizimin e opinionit publik në Serbi.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq gjendet në një situatë turbulente, kritike tash e dy vjet dhe nuk e di se si do të kalojë në zgjedhjet që herët a vonë duhet të mbahen, në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm. Ai është vazhdimisht në një gjendje ku përpiqet të mobilizojë emocionet në Serbi për çështjen e Kosovës dhe të serbëve në Kosovë”, ka deklaruar Biserko për Radio Dukagjinin.

Ajo ka akuzuar Vuçiqin se përmes Listës Serbe dhe presioneve të vazhdueshme i instrumentalizon serbët e Kosovës, ndërsa njëkohësisht përpiqet të paraqitet si faktori kryesor politik në rajon.

“Ai vazhdimisht demonizon qeveritarët dhe Prishtinën në përgjithësi. Në fakt, ai bart përgjegjësinë më të madhe për pozitën e serbëve në Kosovë, pasi përmes Listës Serbe dhe përmes kërcënimeve i instrumentalizon në vazhdimësi. Në të njëjtën kohë, përpiqet të prezantohet në fushatën e vet si lojtari kryesor në rajon”, ka thënë ajo.

Duke folur konkretisht për deklaratat rreth lumit Ibër, Biserko ka thënë se një skenar i tillë nuk është i realizueshëm.

“Në Kosovë ai kërcënon me ndryshimin e rrjedhës së Ibrit. Natyrisht, kjo nuk është në asnjë mënyrë e mundur, as sipas konventave ndërkombëtare dhe as sipas ligjeve vendore. Do të thosha se ky kërcënim është thjesht në funksion të fushatës së tij”, është shprehur Biserko.

Megjithatë, ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që Vuçiqi të përpiqet të rrisë tensionet në rajon.

“Kjo nuk do të thotë që ai, në një moment, nuk do të tentojë ngritjen e tensioneve apo ndonjë konflikt, qoftë në Bosnje apo në Kosovë. Por kjo është ende e paqartë”, ka deklaruar ajo.

Në intervistën për Radio Dukagjinin, Biserko ka komentuar edhe deklaratat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me qëndrimin e Ukrainës ndaj pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, Ukraina ndodhet në një pozitë jashtëzakonisht të ndërlikuar për shkak të agresionit rus dhe deklaratat për integritetin territorial duhet të shihen edhe në këtë kontekst.

“Ukraina është në situatë tejet delikate. Ajo po përjeton agresionin rus gati pesë vjet dhe po luan me këtë deklaratë në kuptimin klasik, pasi 20 për qind e territorit të saj është nën okupimin rus. Do të thosha se këto janë deklarata që kanë të bëjnë me situatën në vetë vendin”, ka thënë Biserko.

Ajo vlerëson se Vuçiqi vazhdon ta përdorë Kosovën edhe në raportet e Serbisë me Ukrainën, duke e lidhur mbështetjen për integritetin territorial ukrainas me pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës.

“Vuçiq ende po e shfrytëzon Kosovën si argument për raportet me Ukrainën. Ai thotë se mbështet integritetin e Ukrainës, duke implikuar edhe integritetin e Serbisë, që sipas tij përfshin Kosovën. Kjo është një lojë politike në këtë moment, por në esencë nuk e ndryshon situatën në terren”, ka deklaruar Biserko.

Sipas saj, mesazhe të tilla u drejtohen para së gjithash votuesve në Serbi dhe synojnë të dëshmojnë se Beogradi “nuk ka hequr dorë nga Kosova”. /Telegrafi

Lexuar: 30

Lajme te ngjashme

Alarm pranë rezidencës së Trump, avionët civilë shkelin zonën e ndaluar të fluturimit, ndërhyjnë F-16-të amerikanë

Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona

Spanja kontrollon qindra të ardhur nga Italia pas mosmarrëveshjeve për migracionin

25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin per të hyrë ilegalisht në Gjermani

Netanyahu: Izraeli hedh poshtë planin 15-pikësh të Trump për Gazën

Netanyahu refuzon planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën

Lajmet e fundit

Gjesti merr vendimin e rëndësishëm, ky kapitull merr fund

10 Gusht, 2026

Lista Serbe s’do policë të Kosovës në urën e Mitrovicës, kërkon takim urgjent me KFOR-in

10 Gusht, 2026

Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij

10 Gusht, 2026

Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8

10 Gusht, 2026

Gazetari legjendar i ‘Spiegel’: Rama më kërcënoi se nuk i pëlqeu raportimi, Perëndimi e mbivlerëson në mënyrë groteske

10 Gusht, 2026

Bien ndjeshëm çmimet e karburanteve në Maqedoni

10 Gusht, 2026

BDI pretendon se asnjë zv/kryeministër i parë nga VLEN nuk ka kryesuar seancë të qeverisë, por Mexhiti rezulton të ketë kryesuar

10 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.