Izraeli ka refuzuar planin e fundit të SHBA-së për të kaluar drejt fazës së ardhshme të paqes në Gazë, duke kërkuar çarmatosjen e plotë të Hamasit përpara se forcat izraelite të tërhiqen.
“Izraeli e refuzon dokumentin me 15 pika”, ka thënë kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të kabinetit të dielën.
Ai ka shtuar se ushtria izraelite “nuk do të tërhiqet aspak derisa Hamasi të jetë çarmatosur realisht dhe do të vazhdojë të pengojë kërcënimet ndaj forcave dhe qytetarëve tanë”.
“Dhe kur them çarmatosjen e Hamasit, kjo do të thotë armë të rënda, armë më pak të rënda, të gjitha armët. Dhe po flasim për çarmatim të vërtetë, jo për një çarmatim fiktiv”, ka deklaruar Netanyahu.
“Ne po e diskutojmë këtë tani me amerikanët. Ata kanë ide, disa prej të cilave janë të pranueshme për ne dhe disa jo, dhe ne dimë se si t’u qëndrojmë përballë këtyre çështjeve. Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të krijohet asnjë shtet palestinez, as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, ka shtuar Netanyahu.

