Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

ISHP me rekomandime gjatë ditëve të nxehta: Të moshuarit janë më të rrezikuar

10 Gusht, 2026

Rikthehen të gjitha figurat kombëtare dhe UÇK-ja në Çair

10 Gusht, 2026

30 përqind më shtrenjtë, por kontejnerët e papastruar. Kumanovarët ankohen!

10 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

10 Gusht, 2026

“U bë gjithçka për shuarjen e atij zjarri të paparë”, Rama reagon sërish për situatën në Krujë, publikon mesazhin e qytetarit

10 Gusht, 2026

Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona

10 Gusht, 2026

Ali Q Mehmeti: Edhe një arsye pse opozita dëshpërueshëm kërkon pozitën e presidentit! (FOTO)

10 Gusht, 2026

Egla Ceno revoltohet me komentuesit: “Mos më bëni pis profilin me praninë tuaj”

10 Gusht, 2026

Spanja kontrollon qindra të ardhur nga Italia pas mosmarrëveshjeve për migracionin

10 Gusht, 2026

Ish-ambasadori Bosch: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës

10 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 10 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave

TV NewsBy TV News9 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës janë realizuar vetëm gjatë javës së kaluar, duke reflektuar fluksin e madh të bashkatdhetarëve që po vizitojnë vendlindjen gjatë sezonit veror, transmeton albinfo.ch.

Të dhënat janë bërë të ditura nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, gjatë fjalës së tij në takimin e bizneseve gjermano-shqiptare, që po mbahet në Prishtinë.

Sipas Ajetit, gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 127 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës, me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga rreth 40 aeroporte gjermane.

“Vetëm javën e kaluar janë realizuar 127 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës. Këto fluturime nuk janë thjesht vetëm fluturime të pasagjerëve, por janë edhe qarkullim i kapitalit dhe dijes. Shumë ndërmarrës takimet paradite i bëjnë në Prishtinë dhe pasdite në Berlin ose kudo në Gjermani”, tha Ajeti.

Ambasadori theksoi se lidhjet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë nuk kufizohen vetëm te marrëdhëniet ekonomike, por ndikohen edhe nga prania e madhe e diasporës kosovare në Gjermani.

Sipas tij, mbi 600 mijë shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani, ndërsa gjatë muajve të verës një pjesë e madhe e tyre udhëtojnë drejt Kosovës për pushime dhe për të vizituar familjarët.

Numri i lartë i fluturimeve direkte gjatë kësaj periudhe pasqyron edhe rëndësinë që diaspora vazhdon të ketë për lidhjet ekonomike, sociale dhe familjare ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë./Albinfo.ch

Lexuar: 91

Lajme te ngjashme

“U bë gjithçka për shuarjen e atij zjarri të paparë”, Rama reagon sërish për situatën në Krujë, publikon mesazhin e qytetarit

Ali Q Mehmeti: Edhe një arsye pse opozita dëshpërueshëm kërkon pozitën e presidentit! (FOTO)

Ish-ambasadori Bosch: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës

Rron Gjinovci: Kur u kanë UÇK-ja në pushtet, Thaçi njiherë e Haradinaj njiherë, s’kish nevojë ky me thanë këtë sen, se veriun e Ujmanin i kontrollojke vet. Edhe ata patën pasë me e çliru veriun, po jon kanë pak nxanë tu u marrë me patundshmëri

Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Hiqet flamuri i Ukrainës nga qendra e Prishtinës

Lajmet e fundit

ISHP me rekomandime gjatë ditëve të nxehta: Të moshuarit janë më të rrezikuar

10 Gusht, 2026

Rikthehen të gjitha figurat kombëtare dhe UÇK-ja në Çair

10 Gusht, 2026

30 përqind më shtrenjtë, por kontejnerët e papastruar. Kumanovarët ankohen!

10 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

10 Gusht, 2026

“U bë gjithçka për shuarjen e atij zjarri të paparë”, Rama reagon sërish për situatën në Krujë, publikon mesazhin e qytetarit

10 Gusht, 2026

Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona

10 Gusht, 2026

Ali Q Mehmeti: Edhe një arsye pse opozita dëshpërueshëm kërkon pozitën e presidentit! (FOTO)

10 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.