Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Panelet diellore sjellin rrrymë dhe kursime

8 Gusht, 2026

Arrestohet kumanovari, e kërcënonte djalin e tij

8 Gusht, 2026

APEL PËR NDIHMË URGJENTE: Të bashkohemi për shpëtimin e veteranit kumanovar të dy luftërave

8 Gusht, 2026

Nehat Sadiku: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë marrëdhënie të forta me BE-në, SHBA-në dhe Turqinë

8 Gusht, 2026

Kundërshtoi tezën se Vlora ka qenë 90% hebreje, shkarkohet myftiu i Vlorës

8 Gusht, 2026

Ish-avokati personal i Trumpit konfirmohet si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së

8 Gusht, 2026

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

8 Gusht, 2026

Trupi në formë, Dolce publikon video “të zjarrtë”

8 Gusht, 2026

Kush është Time Kadrijaj, deputetja që qëlloi me vezë Albin Kurtin, dikur pjesë e UÇK-së

8 Gusht, 2026

Ministria e Ekonomisë: Ushqimet më lirë për të dytin muaj radhazi!

8 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 8 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ish-avokati personal i Trumpit konfirmohet si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së

TV NewsBy TV News8 Gusht, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Senati amerikan e konfirmoi të shtunën herët Todd Blanche si Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së me 50 vota pro dhe 49 kundër, pas një procesi të debatueshëm dhe të pasigurt në Uashington.

Blanche, ish-avokat personal i presidentit amerikan, Donald Trump, kishte drejtuar më parë Departamentin e Drejtësisë në cilësinë e ushtruesit të detyrës. Me konfirmimin nga Senati, ai merr mandat të plotë për të vazhduar zbatimin e agjendës së administratës.

Votimi tregoi ndarjet e thella në Senat, pasi kundër Blanche votuan të gjithë senatorët demokratë, si dhe dy senatore republikane – Susan Collins nga Maine dhe Lisa Murkowski nga Alaska.

Kandidatura e tij u përball me kundërshtime edhe brenda Partisë Republikane për shkak të një marrëveshjeje të lidhur me padinë e Trumpit kundër Administratës Tatimore të SHBA-së (IRS), raportojnë mediat.

Nën presionin e senatorëve, Blanche premtoi me shkrim se do të tërhiqej nga fondi i propozuar prej 1.8 miliardë dollarësh për aleatët e Trumpit, përfshirë persona që morën pjesë në sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

Ai gjithashtu u zotua të kufizonte pjesën e marrëveshjes që do të mbronte Trumpin dhe anëtarët e familjes së tij nga kontrollet tatimore.

“Ky nuk është referendum për presidentin Trump. Ky është një vendim për zotin Blanche në rrethana shumë specifike”, tha senatori republikan, Bill Cassidy, mbështetja e të cilit ishte vendimtare.

Ndërkohë, senatori demokrat Dick Durbin paralajmëroi se konfirmimi i Blanche do të ishte “një gabim serioz”.

“Nëse ka pasur ndonjëherë një moment në histori kur na nevojitet një prokuror i përgjithshëm pa njollë, i cili është qartësisht i përkushtuar për t’i dhënë fund korrupsionit, madje edhe në nivelet më të larta të qeverisë sonë, ai moment është pikërisht tani”, tha Durbin.

Blanche më herët kishte shërbyer si prokuror federal në Nju Jork, ndërsa për publikun e gjerë u bë i njohur si një nga avokatët kryesorë të Trumpit në çështjet e tij penale.

Demokratët e akuzojnë atë se e ka vendosur besnikërinë ndaj Trumpit mbi pavarësinë e Departamentit të Drejtësisë. Përkrahësit e tij, megjithatë, argumentojnë se pikërisht për shkak të përvojës dhe marrëdhënies së tij me presidentin, Blanche mund të jetë më efektiv në vendosjen e kufijve ndaj kërkesave të Shtëpisë së Bardhë.

Lexuar: 37

Lajme te ngjashme

Rritje e ndjeshme e import-eksporteve në periudhën janar-korrik

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, Britani

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Masoneria kërkon një brez të ri anëtarësh, ndërsa përballet me plakjen e komunitetit

SHBA-të ‘godasin’ Moskën dhe Teheranin, Senati miraton paketën e re të sanksioneve

WSJ: Putin mund ta sulmojë NATO-n këtë vjeshtë

Lajmet e fundit

Panelet diellore sjellin rrrymë dhe kursime

8 Gusht, 2026

Arrestohet kumanovari, e kërcënonte djalin e tij

8 Gusht, 2026

APEL PËR NDIHMË URGJENTE: Të bashkohemi për shpëtimin e veteranit kumanovar të dy luftërave

8 Gusht, 2026

Nehat Sadiku: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë marrëdhënie të forta me BE-në, SHBA-në dhe Turqinë

8 Gusht, 2026

Kundërshtoi tezën se Vlora ka qenë 90% hebreje, shkarkohet myftiu i Vlorës

8 Gusht, 2026

Ish-avokati personal i Trumpit konfirmohet si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së

8 Gusht, 2026

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

8 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.