Kontrollet do të përqendrohen në:
– përputhshmërinë e përmbajtjes reale të produktit me përbërjen e deklaruar në etiketë;
– deklarimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe përbërësve të tjerë;
– saktësinë e emërtimit dhe prezantimit të produkteve;
– dokumentacionin e lëndëve të para dhe gjurmueshmërinë e produkteve; – produktet që posedohen për qëllime tregtimi ose ofrohen për shitje.
“Produktet për të cilat, pas verifikimit zyrtar dhe rezultatit të analizave përkatëse, konstatohet se etiketa nuk pasqyron përmbajtjen reale të produkteve, do të tërhiqen nga tregu në përputhje me procedurat ligjore. Ndaj operatorëve ekonomikë përgjegjës do të ndërmerren masa administrative dhe ndëshkuese, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe masat e tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Të gjithë operatorët ekonomikë obligohen të sigurojnë që produktet të cilat i prodhojnë, importojnë, distribuojnë ose i ofrojnë për shitje të kenë përbërje, emërtim dhe etiketim të saktë, të qartë dhe të verifikueshëm”, thuhet në njoftim.
MINTI thekson tutje se deklarimi i pasaktë ose mashtrues i përbërjes cenon të drejtën e konsumatorit për informim dhe do të trajtohet dhe sanksionohet në përputhje me ligjin.

