Për të tretin vit radhazi, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sigurojnë furnizimin
dhe shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore për të gjithë nxënësit. Këtë vit procesi ka
filluar edhe më herët krahasuar me dy vitet e kaluara, ndërsa është i pakrahasueshëm me
shtatë vitet e mëparshme të Qeverisë së kaluar, kur, besoj se do të kujtoni, se në disa vite nuk
kishte fare tekste shkollore të shtypura.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, gjatë vizitës së
sotme në SHF “Luben Lape” në Aerodrom, ku së bashku me kryeministrin prof. dr. Hristijan
Mickoski dhe drejtori i Shërbimit Pedagogjik në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Robert
Axhipetrov promovuan tekstet e reja të shtypura shkollore, ndërsa me kryetarin e komunës
Dejan Miteski realizuan mbikëqyrje në aktivitetet e rikonstruktimit të objektit shkollor.
“Vlerësoj se më në fund kemi sistem të qëndrueshëm për furnizimin dhe shpërndarjen e
teksteve shkollore dhe se kjo çështje, të cilën e trashëguam të pazgjidhur, është zgjidhur
tashmë. Mori kohë, por ishte e domosdoshme ta tejkalonim, si dhe çdo problem tjetër që e
hasëm. Si Qeveri dhe si Ministri, vazhdojmë të fokusohemi në aspekte të tjera të arsimit, në
drejtim të ngritjes së cilësinë e procesit edukativo-arsimor”, deklaroi Janevska.
Ministrja theksoi se këtë vit u organizuan trajnime për shërbimet shkollore për plotësimin e
rregullt të aplikacionit elektronik për porositjen e teksteve shkollore dhe shkollat e kryen me
sukses pjesën e tyre.
Komplete tërësisht të reja të teksteve shkollore për klasat nga e para deri në të tretën, në
tirazh prej rreth 250 mijë ekzemplarë, u siguruan dhe u dorëzuan gjatë muajit prill. Gjatë
sigurimit të të njejtëve, në periudhën dyvjeçare janë kursyer rreth 45 milionë denarësh, si
rezultat i çmimeve më të ulëta të arritura gjatë shtypjes.
“Gjatë ditëve në vijim do të fillojë edhe shpërndarja e teksteve shkollore për klasat e katërta
dhe klasat më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm. Porositë janë bërë, tekstet shkollore po
shtypen për të gjitha lëndët, përfshirë edhe tekstet në të gjitha gjuhët e huaja, të cilat nuk ishin
viteve të fundit, ndërsa nga viti i kaluar janë në dispozicion. Përjashtim do të bëjnë tekstet
shkollore për klasën e nëntë dhe për vitin e tretë të arsimit të mesëm, sepse në këto klasa, në
përputhje me planin etapues për reformimin e sistemit arsimor, është paraparë që vitin e
ardhshëm të hartohen programe të reja mësimore dhe, në përputhje me to, edhe tekste të reja
shkollore”, deklaroi Janevska.
Drejtori i Shërbimit Pedagogjik, Axhipetrov informoi gjithashtu se këtë vit ministria ka
realizuar kthimin më të madh të mjeteve financiare të teksteve shkollore të dëmtuara ose të
humbura, e cila nënkupton se ka filluar të funksionojë mekanizmi për ngritjen e përgjegjësisë.
Të gjitha tekstet shkollore të shtypura janë të disponueshme edhe në format elektronik në
platformën e-ucebnici.mon.gov.mk.

