Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave

25 Gusht, 2026

Shpresë e re kundër kancerit, vaksina me mRNA tregon rezultate premtuese te melanoma

25 Gusht, 2026

Trump dënon ekzekutimet në Iran: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të ndalet

25 Gusht, 2026

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

25 Gusht, 2026

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

25 Gusht, 2026

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

25 Gusht, 2026

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

25 Gusht, 2026

BE-ja po ndryshon rregullat e zgjerimit

25 Gusht, 2026

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

25 Gusht, 2026

Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: VLEN për dy vite po zhbën të arriturat 24-vjeçare të shqiptarëve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 23 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar koalicionin VLEN se gjatë dy viteve të pjesëmarrjes në qeveri ka kontribuar në zhbërjen e të arriturave politike dhe institucionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar periudhën e fundit si një nga më problematiket për pozitën e shqiptarëve dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në një reagim të gjatë publik, BDI vlerëson se zhvillimet e dy viteve të fundit kanë konfirmuar paralajmërimet e saj se qeveria aktuale do të prodhojë pasoja të dëmshme për karakterin multietnik të shtetit dhe për të drejtat kolektive të shqiptarëve, shkruan gazeta KOHA.

Sipas partisë, problemi ka nisur që në formimin e qeverisë, duke pretenduar se VLEN është bërë pjesë e pushtetit pa legjitimitetin e nevojshëm politik në kampin shqiptar.

“Mëkati i parë politik i VLEN-it ishte mosrespektimi i vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Si humbës në kampin politik shqiptar, VLEN u fut në qeveri pa legjitimitetin e nevojshëm politik dhe etnik, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve”, thuhet në reagim. BDI pretendon se menjëherë pas formimit të qeverisë kanë nisur vendime që, sipas saj, kanë dëmtuar pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Partia përmend ndryshimin e përqindjes së shqiptarëve në statistikat zyrtare dhe çështjen e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar. “Që në ditët e para të kësaj qeverie, shqiptarët u përballën me goditje të drejtpërdrejta. Përmes vendimeve të ministrit Minçev, përqindja e shqiptarëve u zvogëlua nga 29.5 për qind në 24.3 për qind, ndërsa VLEN heshti përballë këtij akti. Po ashtu, ndalimi i përdorimit të flamurit shqiptar nga përfaqësues të shqiptarëve nuk hasi në asnjë reagim serioz nga ata që pretendojnë se mbrojnë interesat shqiptare”, thekson BDI.

Partia opozitare akuzon gjithashtu VLEN-in se ka hequr dorë nga menaxhimi i çështjeve që lidhen me Marrëveshjen e Ohrit, duke ia lënë ato partnerëve të koalicionit qeveritar.

“Një nga koncesionet më të rënda të VLEN-it ishte dorëzimi i çështjeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit në duart e partnerëve të tyre qeveritarë, përfshirë edhe Ivan Stoilkoviçin, politikanin pro-rus dhe pro-serb, i cili sot jep tone për çështje që prekin drejtpërdrejt të drejtat e shqiptarëve”, thuhet më tej. Në reagim, një pjesë e veçantë i kushtohet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat BDI i cilëson si sulm ndaj të drejtave të fituara nga shqiptarët pas Marrëveshjes së Ohrit. “Paralelisht, Gjykata Kushtetuese ka ndërmarrë një ofensivë të pandërprerë kundër të arriturave të shqiptarëve. Fillimisht u shfuqizua mekanizmi i balancuesit, duke lënë jashtë funksionit Amendamentin VI të Kushtetutës dhe duke goditur përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Për dy vite me radhë vazhdojnë përpjekjet për goditjen e statusit të gjuhës shqipe, ndërsa janë përgatitur referate voluminoze për abrogimin e dispozitave kyçe të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, vlerëson partia.

BDI shpreh shqetësim edhe për mënyrën se si është trajtuar diaspora shqiptare në proceset statistikore dhe zgjedhore, duke pretenduar se përjashtimi i qytetarëve jorezidentë ka sjellë pasoja në përfaqësimin lokal.

“Diaspora shqiptare u përjashtua nga përllogaritjet që ndikojnë drejtpërdrejt në përfaqësimin institucional dhe lokal. Si pasojë e fshirjes së qytetarëve jorezidentë nga kalkulimet përkatëse, u zvogëlua numri i këshilltarëve komunalë në shumë komuna shqiptare, duke dëmtuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve”, thuhet në reagim. Një nga kritikat më të ashpra lidhet me vendimet për emërtimet e rrugëve në Tetovë, të cilat BDI i konsideron si goditje ndaj identitetit kombëtar shqiptar. “Kulmi i këtij procesi të zhbërjes së të arriturave shqiptare është vendimi për shfuqizimin e emrave që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve. Emra si Sheshi Iliria, Dervish Cara, Kongresi i Manastirit, Dëshmorët e Kombit dhe shumë të tjerë po hiqen nga hapësira publike, ndërsa rikthehen emërtime të së kaluarës jugosllave, përfshirë edhe emrin ‘Marshall Tito’ në zemër të Tetovës”, thekson BDI.

Partia opozitare akuzon VLEN-in se ka zgjedhur të heshtë përballë këtyre zhvillimeve. “Përballë gjithë këtyre zhvillimeve, VLEN vazhdon të sillet si spektator, i kënaqur me privilegjet e pushtetit dhe pa asnjë vullnet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Në vend që të ngritin zërin kundër këtyre politikave, përfaqësuesit e VLEN-it vazhdojnë të marrin urdhra politikë nga partnerët e tyre qeveritarë dhe të justifikojnë çdo vendim që cenon të drejtat e shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Në fund, BDI vlerëson se pas dy vitesh qeverisje rezultati është një dobësim i pozitës së shqiptarëve dhe i mekanizmave që dolën nga Marrëveshja e Ohrit. “Pas dy vitesh qeverisje pa legjitimitet etnik, bilanci është i qartë: shqiptarët janë më të margjinalizuar, Marrëveshja e Ohrit është më e rrezikuar, ndërsa shumë prej të arriturave të ndërtuara me mund gjatë 24 viteve të fundit po zhbëhen njëra pas tjetrës”, përfundon reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI rithekson se do të vazhdojë, siç shprehet, të mbrojë “pa kompromis” të drejtat kolektive të shqiptarëve, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe karakterin multietnik të shtetit. (koha.mk)

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

Mickoski: Kriza në Iran mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat! Ne kemi naftën më të lirë në rajon dhe inflacionin më të ulët

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

BDI: Projekti Shkup-Bllacë u përgatit dhe financua gjatë qeverisjes sonë

Lajmet e fundit

Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave

25 Gusht, 2026

Shpresë e re kundër kancerit, vaksina me mRNA tregon rezultate premtuese te melanoma

25 Gusht, 2026

Trump dënon ekzekutimet në Iran: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të ndalet

25 Gusht, 2026

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

25 Gusht, 2026

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

25 Gusht, 2026

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

25 Gusht, 2026

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.