Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shkupi mikpriti Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë 2026

20 Qershor, 2026

Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” (Video)

20 Qershor, 2026

Kroacia do të rris numrin e ushtarëve në Kosovë

20 Qershor, 2026

LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve

20 Qershor, 2026

Janevska: Mësimi shqip në Idrizovë nga shtatori

20 Qershor, 2026

Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë

20 Qershor, 2026

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

20 Qershor, 2026

Kompania DM me kujdes të veçantë për shëndetin e fëmijëve dhe nënave

20 Qershor, 2026

LAMM: Pritje deri në 40 minuta në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran

20 Qershor, 2026

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës

20 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 20 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ligji për lojërat e fatit, kërkohet heqja e ndalesës për reklamim në media

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndalimi i reklamimit në media ishte një nga çështjet më të kontestuara gjatë debatit publik për Propozim-ligjin për lojërat e fatit.

Përfaqësuesit e industrisë dhe të mediave argumentuan se reklamimi i operatorëve të licencuar nuk duhet të ndalohet plotësisht, pasi kjo mund të favorizojë tregun ilegal dhe të kufizojë informimin e publikut për shërbimet legale.

“Nëse shteti jep mundësi të rregullohen lojërat e fatit, për kompani të caktuara, përfshirë edhe lotarinë shtetërore, do të ishte mirë që ato kompani të munden që prodhimet dhe shërbimet t’i reklamojnë. Për këtë arsye do të propozoja të hiqet ajo ndalesë e rreptë dhe do të ishte mjaftueshëm që në nenin 22 nga ligji i propozuar, të fshihen pikat 5 dhe 7 në paragrafin 1” – theksoi drejtori i Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, Aleksandar Klimovski.

Përfaqësuesja e Asociacionit të Mediave Kombëtare Private, Snezhana Llupevska, vlerëson se kjo çështje mund të rregullohet sikur në pjesën e reklamimit të ilaçeve, pra të sqarohen pasojat eventuale të lojërave të fatit, por jo të hiqen plotësisht.

“Të vendoset detyrimisht mohim përgjegjësie (disclaimer) që e vendosim njësoj edhe të ilaçet që i reklamojmë, pra se është e ndaluar nën 18 vite, ose nëse ligji e lejon një kufi tjetër siç është mosha 16, ndoshta në të të sqarohen pasojat e dëmshme nga lojërat e fatit. Nëse tërësisht hiqet reklamimi unë pajtohem se mund të paraqitet mundësia për bixhoz në të zezë…Në emër të AMM-së vlerësoj se reklamimi i rregulluesve të lojërave të fatit, veçanërisht të lotarisë shtetërore, nuk duhet të hiqet”- tha përfaqësuesja e Asociacionit të mediave kombëtare private MMA.

Ligji u kundërshtua edhe në pjesën e distancës minimale prej 500 metrash nga shkollat, kufizimet për reklamimin me ndriçim, si dhe taksat e larta për kompanitë private. Por ministrja e Financave, arsyeton se me këtë ligj, qeveria ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve.

“Ligji i propozuar ka disa qëllime të definuara qartë, mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të rinjtë, ulje e ekonomisë gri, përforcimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes, pengim të larjes së parave dhe keqpërdorimet financiare” deklaroi, ministrja e financave, Gordana Dimitrievska Koçovska.Por organizatorët e lojërave të fatit nuk pajtohen, thonë se masat mund të çojnë në mbylljen e kompanive legale, rritjen e tregut gri dhe në disa raste bien ndesh me Kushtetutën. /Alsat.mk

Lexuar: 55

Lajme te ngjashme

Shkupi mikpriti Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë 2026

Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” (Video)

LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve

Janevska: Mësimi shqip në Idrizovë nga shtatori

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

Kompania DM me kujdes të veçantë për shëndetin e fëmijëve dhe nënave

Lajmet e fundit

Shkupi mikpriti Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë 2026

20 Qershor, 2026

Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” (Video)

20 Qershor, 2026

Kroacia do të rris numrin e ushtarëve në Kosovë

20 Qershor, 2026

LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve

20 Qershor, 2026

Janevska: Mësimi shqip në Idrizovë nga shtatori

20 Qershor, 2026

Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë

20 Qershor, 2026

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

20 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.