Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 25 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Parlamenti Evropian e sheh ndikimin e “Botës Serbe”, VLEN nuk e sheh – i verbuar nga jugonostalgjia dhe obsesioni me BDI-në

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
BDI: Parlamenti Evropian e sheh ndikimin e “Botës Serbe”, VLEN nuk e sheh – i verbuar nga jugonostalgjia dhe obsesioni me BDI-në
Në ditën kur shqiptarët po përballen me pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi emërtimet e rrugëve me përmbajtje dhe simbolikë shqiptare në Tetovë, eksponentët e VLEN-it vazhdojnë të merren me BDI-në, duke përsëritur akuza të shteruara.
Në vend që të japin llogari se si u lejua rikthimi i emrave të periudhës jugosllave dhe zhbërja e një pjese të identitetit historik shqiptar në Tetovë, ata vazhdojnë të kërkojnë fajtorë aty ku nuk janë.
Kjo është dëshmi e mungesës së vizionit, guximit dhe përgjegjësisë politike. Ironia është se ndërsa VLEN nuk sheh asgjë problematike në drejtimin që po merr shteti, Parlamenti Evropian në raportin e tij më të fundit ka ritheksuar shqetësimet për ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “Botë Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Institucionet evropiane e shohin rrezikun, e identifikojnë dhe e adresojnë atë publikisht. Por VLEN jo. VLEN nuk e pa problem sjelljen në qeveri të eksponentëve që promovojnë narrativat e “Botës Serbe”.
Nuk e pa problem depërtimin e ndikimeve politike dhe ekonomike që burojnë nga ky koncept. Nuk e pa problem sulmin ndaj Balancuesit.
Nuk e pa problem relativizimin e mekanizmit të Badenterit. Nuk e pa problem përpjekjet për dobësimin e pozitës së gjuhës shqipe.
Nuk e pa problem as vendimin që sot po kthen në Tetovë emra dhe simbole të një periudhe që shqiptarët e kanë tejkaluar historikisht. Parlamenti Evropian e sheh. Shqiptarët e shohin. Opinioni publik e sheh. Vetëm VLEN nuk e sheh. Dhe arsyeja është e qartë. Ata janë verbuar nga dy gjëra: nga jugonostalgjia e tyre dhe nga obsesioni i tyre me BDI-në. BDI do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e fituara të shqiptarëve, identitetin kombëtar dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, pavarësisht përpjekjeve të atyre që sot heshtin përballë kthimit të simboleve të së kaluarës dhe sulmeve ndaj arritjeve historike të shqiptarëve.
Lexuar: 85

Lajme te ngjashme

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.