Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Doganierët e Maqedonisë kapin dy kosovarë me stoli ari

17 Qershor, 2026

ASH: Kur ishin opozitarë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, tani nuk kanë asnjë reagim serioz

17 Qershor, 2026

Mbi 300 padi kundër Spitalit të Kumanovës, personeli kërkon pagesat e papaguara

17 Qershor, 2026

Blerona Berisha shpallet Nxënësja e Gjeneratës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Pero Nakov”në Kumanovë

17 Qershor, 2026

Qamili: Edhe një punë gjysmake e BDI-së, pjesë e tangos BDI-Gjykata Kushtetuese!

17 Qershor, 2026

BDI: Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve në Tetovë

17 Qershor, 2026

Mickoski: Ja kur do ulemi me VLEN dhe ZNAM për rikonstruimin e Qeverisë

17 Qershor, 2026

Arbër Ademi: Partia НИШТО po na kthen çdo ditë mbrapa

17 Qershor, 2026

Mickovski të premten dhe të shtunën bisedon me partnerët për rikonstruimin

17 Qershor, 2026

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

17 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 17 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Qeveria realizoi vetëm 18% të premtimeve në dy vitet e para

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vetëm 18 përqind e premtimeve të Qeverisë janë realizuar plotësisht gjatë dy viteve të para të mandatit, ndërsa gati 40 përqind nuk kanë shënuar asnjë përparim. Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit “Kompasi i Premtimeve të Qeverisë”, i përgatitur nga Finance Think në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor dhe Lidhjen e Mjekëve të Maqedonisë. Raporti evidenton dallime të konsiderueshme mes sektorëve, me arsimin në krye për nga realizimi i premtimeve, ndërsa politikat sociale, barazia gjinore dhe disa objektiva ekonomike vazhdojnë të mbeten larg përmbushjes, shkruan Portalb.mk.

Bllagica Petreska nga Finance Think, gjatë prezantimit të hulumtimit “Kompasi i Premtimeve” sqaroi se hulumtimi ka përfshirë periudhën 2024–2028. Siç tha ajo, pas dy vitesh qeverisjeje, gjysma e premtimeve kanë shënuar përparim, por vetëm disa prej tyre janë realizuar. Konkretisht, vetëm 18 përqind e premtimeve janë realizuar, 30 përqind janë në proces realizimi, 39 përqind nuk tregojnë përparim, gjashtë përqind lëvizin plotësisht në drejtim të kundërt, ndërsa për shtatë përqind nuk ka të dhëna.

“Por nga një pasqyrë e tillë vërehen dallime drastike mes sektorëve. Sektori i arsimit udhëheq për nga realizimi i premtimeve. Treguesit makroekonomikë premtojnë një pamje të kënaqshme, shëndetësia dhe politikat për të rinjtë kanë përparim të moderuar, ndërsa politikat sociale dhe politikat për barazi gjinore nuk kanë asnjë realizim të premtimeve. Në premtimet socioekonomike ka pasur 44 premtime dhe 36 përqind e tyre kanë trajektore pozitive, ndërsa vetëm 11 përqind janë realizuar plotësisht. Ndërkaq, 47 përqind nuk janë realizuar aspak dhe 16 përqind lëvizin në drejtim të kundërt. Vlen të theksohet se ka pasur edhe rritje të inflacionit”, tha Petreska.

Siç u shpreh ajo, në këto dy vite ka pasur rënie të papunësisë dhe janë krijuar vende të reja pune. Ajo shtoi se kjo dinamikë, në dy vitet e ardhshme, duhet të forcohet që të kemi ulje edhe më të madhe të papunësisë.

“Përkujdesja sociale është një ndër sektorët më të rrezikuar. Në pjesën e sistemit pensional, rritja e pensioneve ishte një nga premtimet e realizuara që nga viti i parë i qeverisjes. Por premtimet më të rrezikuara janë ato që po lëvizin në drejtim të kundërt dhe për të cilat kemi identifikuar rrezik që të mos realizohen. Ato janë inflacioni, ekonomia gri dhe investimet e huaja. Megjithatë, që të realizohen të gjitha premtimet deri në fund të mandatit do të jetë e vështirë. Hulumtimi ka ardhur në përfundim se jo gjithmonë ajo që Qeveria premton është prioritet edhe për qytetarët”, tha në fund Petreska.

Doktor Kiril Soleski nga Lidhja e Mjekëve të Maqedonisë tha se ata kanë ndjekur sektorin e shëndetësisë sa u përket premtimeve të Qeverisë. Ai tha se Qeveria ka realizuar vetëm 13 përqind të premtimeve në sektorin e shëndetësisë, ndërsa 16 përqind janë në proces realizimi. Ndërsa numri më i madh i tyre, 71 përqind, nuk janë realizuar dhe as nuk kanë filluar ende.

“Ajo që është vërejtur është një rritje e lehtë e buxhetit të ndarë për shëndetësinë. Rezultatet më të mira janë arritur në përmirësimin e shërbimeve. Këtu mund të përmendim rritjen e kapitacionit për mjekët amë, heqjen e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore, zgjerimin e listës pozitive të barnave dhe zvogëlimin e çmimit të disa barnave”, tha Soleski.

Ai shtoi se viti i kaluar është shfrytëzuar mjaftueshëm për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe sistemet organizative në sistemin shëndetësor.

Nga ana tjetër, kryetari i Forumit Rinor Arsimor (FRA), Risto Saveski, foli për reformat dhe politikat rinore të Qeverisë. Ai tha se koalicioni qeverisës ka pasur 31 premtime në sektorin e të rinjve, prej të cilave, pas dy vitesh qeverisjeje, vetëm katër premtime, apo 17 përqind, janë realizuar, ndërsa pesë janë në proces realizimi dhe 22 nuk janë realizuar aspak.

“Gjatë këtij viti janë realizuar vetëm dy premtime shtesë nga ana e Qeverisë sa i përket sektorit të të rinjve. Një prej tyre është ndarja e vauçerëve me vlerë prej 250 eurosh për pajisje elektronike për studentët dhe operacionalizimi i projektit ‘Blej shtëpi’ për të rinjtë. Realizimi i këtyre premtimeve është me rëndësi, pasi ato janë çështje kyçe për të rinjtë”, u shpreh Saveski.

Ai shtoi se Qeveria duhet të fokusohet edhe te premtimet për rritjen e aftësive të të rinjve në fushën e IT-së, të cilat i ka premtuar, por gjatë këtyre dy viteve nuk është realizuar asnjë trajnim. Saveski nënvizoi se këto janë disa nga faktet që tregojnë se jetojmë në një vend me ligje dhe strategji të mira, por ku mungon zbatimi i masave dhe premtimeve.

“Një nga shembujt më të mirë për këtë është premtimi i Qeverisë për hapjen e 42 qendrave rinore, por numri vazhdon të mbetet 14, aq sa ka qenë edhe më parë. Gjithashtu, nuk janë realizuar masat që lidhen me mundësinë që studentët të punojnë me orar të shkurtuar dhe të kryejnë praktikën mësimore në kuadër të institucioneve”, nënvizoi Saveski. 

Ndërkohë, procesi i integrimit evropian i Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet i bllokuar, në vend nuk ka sinjale se do të miratohen ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për hapjen e negociatave.

Raporti i detajuar gjendet KËTU.

Lexuar: 84

Lajme te ngjashme

Doganierët e Maqedonisë kapin dy kosovarë me stoli ari

ASH: Kur ishin opozitarë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, tani nuk kanë asnjë reagim serioz

Mbi 300 padi kundër Spitalit të Kumanovës, personeli kërkon pagesat e papaguara

Blerona Berisha shpallet Nxënësja e Gjeneratës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Pero Nakov”në Kumanovë

Qamili: Edhe një punë gjysmake e BDI-së, pjesë e tangos BDI-Gjykata Kushtetuese!

BDI: Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve në Tetovë

Lajmet e fundit

Doganierët e Maqedonisë kapin dy kosovarë me stoli ari

17 Qershor, 2026

ASH: Kur ishin opozitarë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, tani nuk kanë asnjë reagim serioz

17 Qershor, 2026

Mbi 300 padi kundër Spitalit të Kumanovës, personeli kërkon pagesat e papaguara

17 Qershor, 2026

Blerona Berisha shpallet Nxënësja e Gjeneratës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Pero Nakov”në Kumanovë

17 Qershor, 2026

Qamili: Edhe një punë gjysmake e BDI-së, pjesë e tangos BDI-Gjykata Kushtetuese!

17 Qershor, 2026

BDI: Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve në Tetovë

17 Qershor, 2026

Mickoski: Ja kur do ulemi me VLEN dhe ZNAM për rikonstruimin e Qeverisë

17 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.