Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

24 Gusht, 2026

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

24 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, takim me drejtuesit e KF “Vllaznimi” nga Orizarja

24 Gusht, 2026

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Ligji për përfaqësim të drejtë vetëm etnik nuk mund të quhet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 16 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e cilësuar atë si një tekst “skandaloz”, i cili sipas partisë jo vetëm që nuk garanton përfaqësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera, por edhe e ndryshon tërësisht filozofinë mbi të cilën është ndërtuar ky parim që nga Marrëveshja e Ohrit.

Në një kumtesë për media, BDI vlerëson se ligji i promovuar nga VLEN dhe i hartuar nga profesoresha Karakamisheva nuk mund të konsiderohet ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pasi, sipas tyre, nuk përmban garanci juridike, mekanizma institucionalë për zbatim dhe as sanksione për institucionet që nuk e respektojnë atë.

“Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i promovuar nga VLEN dhe i hartuar nga Karakamisheva është një tekst skandaloz, pa garanci juridike dhe pa mekanizma efektivë zbatimi, i cili e varros parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Një ligj që nuk garanton zbatimin e vet nuk mund të quhet ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por vetëm një deklaratë politike pa fuqi reale juridike”, thuhet në reagimin e partisë.

BDI kritikon edhe mënyrën se si përfaqësuesit e VLEN-it kanë mbrojtur ligjin në opinion, duke vlerësuar se argumentet e tyre kanë qenë të paqarta dhe pa bazë juridike.

“Ashtu sikurse vetë përmbajtja e ligjit është skandaloze, edhe përpjekjet e përfaqësuesve zyrtarë të VLEN-it për ta mbrojtur atë në opinion kanë qenë të zbrazëta, të vakëta dhe pa argumente bindëse juridike. Në vend që qytetarëve t’u ofrohen sqarime konkrete mbi dispozitat e ligjit, atyre u janë servirur deklarata politike që nuk mbështeten në tekstin e vetë ligjit dhe që nuk japin përgjigje për shqetësimet reale që ngre ky propozim”, theksojnë nga BDI.

Sipas partisë opozitare shqiptare, një nga problemet më të mëdha të ligjit është mungesa e kuotave etnike dhe e mekanizmave që do të garantonin përfaqësimin e komuniteteve në administratën publike.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se ligji nuk parashikon kuota etnike, nuk krijon mekanizma institucionalë për garantimin e zbatimit dhe nuk përmban asnjë sanksion ndaj institucioneve apo drejtuesve që zgjedhin të mos e respektojnë atë. Pa këto elemente, çdo pretendim se përfaqësimi i drejtë do të mbrohet mbetet vetëm një premtim politik, pa asnjë detyrim konkret për institucionet shtetërore”, vlerëson BDI.

Partia konsideron se me këtë propozim ndryshohet rrënjësisht koncepti aktual i përfaqësimit, duke vendosur meritokracinë si kriter parësor dhe përkatësinë etnike si kriter dytësor.

“Me këtë propozim, meritokracia vendoset si kriter primar, ndërsa përkatësia etnike si kriter dytësor. Në praktikë kjo do të thotë se konkurrenca zhvillohet fillimisht ndërmjet kandidatëve të etnive të ndryshme, duke krijuar mundësi reale që shqiptarët të përjashtohen dhe diskriminohen nga proceset e punësimit publik. Deri më tani meritokracia zbatohej brenda kuadrit të përfaqësimit të garantuar për secilin komunitet, ndërsa tani ky parim përmbyset dhe balanca etnike vihet seriozisht në rrezik”, thuhet në reagim.

BDI hedh poshtë edhe deklaratat e VLEN-it se drejtuesit e institucioneve mund të shkarkohen në rast se nuk e zbatojnë ligjin.

“Një ligj pa mekanizma zbatimi dhe pa pasoja për moszbatim nuk krijon detyrime reale. Për këtë arsye, pretendimet e përfaqësuesve të VLEN-it se drejtuesit e institucioneve do të shkarkohen nëse nuk e zbatojnë ligjin janë juridikisht të pambështetura dhe politikisht manipuluese. Në një shtet të së drejtës, çdo masë disiplinore, përfshirë shkarkimin, duhet të jetë e parashikuar shprehimisht në ligj. Nuk mund të ketë sanksione të imagjinuara apo të shpallura në konferenca për shtyp”, thekson partia.

Në fund, BDI vlerëson se propozim-ligji dobëson një nga parimet kryesore që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe paralajmëron se ai e zhvendos mbrojtjen e përfaqësimit të drejtë nga norma detyruese juridike në interpretim administrativ.

“Në vend që të forcojë garancitë për përfaqësimin e drejtë si parim që buron nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit, ky propozim i dobëson ato dhe e zhvendos mbrojtjen e një parimi kushtetues nga norma detyruese në interpretim administrativ. BDI mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e një sistemi që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat përmes dispozitave të qarta, mekanizmave të zbatueshëm dhe përgjegjësisë ligjore për çdo shkelje, e jo përmes zgjidhjeve që lënë hapësirë për arbitraritet dhe margjinalizim institucional”, përfundon reagimi.

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

Lajmet e fundit

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.