Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar

24 Gusht, 2026

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

24 Gusht, 2026

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

24 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, takim me drejtuesit e KF “Vllaznimi” nga Orizarja

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kaloi në lexim të parë propozimligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në seancë plenare në Kuvend, pasditen e sotme ka kaluar Propozim- ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat- në lexim të parë. Nga foltorja janë dëgjuar akuza të ndërsjella dhe interpretime të ndryshme rreth dispozitave ligjore. Deputetët e pushtetit me lëvdata, ndërsa deputetët e opozitës e kritikuan, raporton MIA.

Deputeti Bekim Qoku tha se ky është një ligj i rëndësishëm, bazuar në regjistrimin e popullsisë, trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve, konform cilësive të tyre.

“Ligji garanton mundësi të barabarta për komunitetet më të vogla që të kenë të gjitha të drejtat në të gjitha nivelet. Ligji garanton të drejtat e qytetarëve”, tha Qoku.

Ai u bëri thirrje deputetëve të lënë mënjanë kalkulimet dhe ta mbështesin këtë propozim- ligj.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi tha se thelbi i këtij ligji është zhgënjyes.

“Çdo qytetar duhet të punësohet dhe avancohet sipas njohurive, aftësive, profesionalizmit dhe integritetit. Administrata shtetërore nuk duhet të jetë pre e partisë, as treg etnik, sepse institucionet ekzistojnë për t’u shërbyer qytetarëve. Na duhet një sistem në të cilin kompetencat do të jenë kusht, derisa mundësitë e barabarta do të jenë garanci”, tha Bytyqi.

Ai nënvizoi se ky ligj duhet të përmirësohet ndjeshëm për hir të Kushtetutës, për hir të Marrëveshjes së Ohrit, për hir të besimit dhe për hir të Maqedonisë si shtet i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj.

Më parë, Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve mbajti debat publik mbi Propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, në lexim të parë i cili sillet në procedurë të rregullt. Ekspertë dhe deputetët shprehën pikëpamjet e tyre mbi ligjin, dhe disa prej tyre dhanë një sërë propozimesh për përmirësimin e tij, por edhe për monitorimin e zbatimit të ligjit.

Ndryshe, Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive më 4 qershor ka vendosur që procedura për miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të zhvillohet sipas modelit të shumicës së dyfishtë të thjeshtë, i njohur si “Badenteri i vogël”. Vendimi u mbështet nga 11 anëtarë të komitetit, ndërsa dy votuan kundër.

Në Maqedoninë e Veriut për mbi dy vite nuk ka zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve gjatë punësimit të tyre në institucionet shtetërore.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash e shfuqizoi Balancuesin i cili ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore.

Balancuesi u shfuqizua pas nismës nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sepse, sipas tyre, me të bëheshin abuzime gjatë punësimit.

Lexuar: 39

Lajme te ngjashme

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

Lajmet e fundit

E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar

24 Gusht, 2026

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.