Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

13 Qershor, 2026

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

13 Qershor, 2026

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

13 Qershor, 2026

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

13 Qershor, 2026

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

13 Qershor, 2026

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

12 Qershor, 2026

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026

Nesër do të bllokohet një pjesë e rrugës për në fshatin Vaksincë të Likovës

12 Qershor, 2026

BE-ja fut protestat për Zvërnecin në agjendën e zgjerimit

12 Qershor, 2026

Andonovski: “Roaming si në shtëpi” është një përfitim i vërtetë evropian për qytetarët

12 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 14 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bekim Sali në Forumin Ekonomik Maqedonia e Veriut – Turqia: Integrimi evropian po krijon mundësi të reja për investime, zhvillim dhe partneritete ekonomike

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Forumin Ekonomik Maqedonia e Veriut – Turqia, të mbajtur në Stamboll, ku theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të partneriteteve të reja ndërmjet dy vendeve.
Në fjalën e tij, ministri Sali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, të ndërtuara mbi besimin, respektin e ndërsjellë dhe partneritetin afatgjatë.
Ai theksoi se Turqia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit, me investime të rëndësishme në industri, infrastrukturë, bankar, arsim dhe turizëm, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.
Duke folur për prioritetet e Qeverisë, Sali potencoi se Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor hapin një kapitull të ri mundësish për ekonominë dhe sektorin privat.
“Për herë të parë, procesi i integrimit evropian lidhet drejtpërdrejt me investime konkrete, zhvillim ekonomik dhe integrim gradual në Tregun e Përbashkët Evropian. Kjo krijon mundësi të reja për bizneset, investitorët dhe qytetarët tanë”, deklaroi Sali.
Ai ftoi kompanitë turke të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen përmes fondeve IPA, Planit të Rritjes së BE-së dhe Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke theksuar se projektet infrastrukturore si Korridori VIII dhe Korridori X mbeten prioritete strategjike për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen rajonale.
Ministri Sali theksoi gjithashtu potencialin e madh për bashkëpunim në energjinë e ripërtëritshme, transformimin digjital, inovacionin, teknologjitë moderne dhe industrinë prodhuese, duke nënvizuar se integrimi evropian është një projekt ekonomik i modernizimit, konkurrueshmërisë dhe prosperitetit për qytetarët dhe bizneset.

Lexuar: 109

Lajme te ngjashme

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

Lajmet e fundit

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

13 Qershor, 2026

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

13 Qershor, 2026

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

13 Qershor, 2026

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

13 Qershor, 2026

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

13 Qershor, 2026

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

12 Qershor, 2026

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.