Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, sot po qëndron në Shkup. Ajo nuk ka lëshuar rastin që në Çarshinë e Shkupit të pin një kafe të përbashkët me kolegët nga koalicioni VLEN, shkruan Lideri.mk. Foton e përbashkët e ka punlikar zv/ministri i arsimit, Driton Sulejmani.
“Një kafe me deputeten e LVV-së Edona Llalloshi dhe deputeten tonë Merita Koxhaxhiku. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje na gëzoi shumë dhe na motivoi të vazhdojmë edhe më fuqishëm”, ka shkruar Sulejmani, duke publikuar fotografinë e përbashkët me Llalloshin dhe Koxhaxhikun./Lideri.mk


