Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Prodhuesit e automjeteve elektrike kanë arritur rekord në tregun europian

25 Gusht, 2026

Joe DioGuardi merr shtetësinë e Kosovës

25 Gusht, 2026

E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar

24 Gusht, 2026

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pse dhe si iu dha Shën Naumi Jugosllavisë?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

shkruan: Mehdi Frashëri

“Dimrin e vitit 1924/1925 pjesërisht e shkuam në Florencë dhe pjesërisht në Paris, sepse Jugosllavia, me gjithë vendimin e gjykatores së Hagës, Shën-Naumin nuk donte t’ia dorëzonte Shqipërisë dhe Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer manastirin e Shën-Naumit me një vend tjetër, sepse Shën-Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte një rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë rrodhi një korrespondencë rreth vendeve që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën-Naumit.

Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjes ishte Komisioni i Kufijve. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij.

Mbas shumë bisedave midis Komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t’i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi. Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 km. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgoriçan dhe Halamja; përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 km. Se, po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav.

Kur isha në Paris për të biseduar këtë çështje, vajta dhe u poqa me ministrin fuqiplotë të Jugosllavisë në Paris, zotin Spallaikoviç, të cilin e kisha njohur në Lozanë me rastin e konferencës për të vënë paqe midis Greqisë dhe Turqisë, ashtu edhe me aleatët e tjerë.

Rasti i pjekjes ishte një drekë që na dha Venizelosi mua dhe Spallaikoviçit. Spallaikoviçi në pjekjen në legatën jugosllave të Parisit më tha se Ahmet bej Zogu duhet ta ketë mirë me Jugosllavinë dhe të ketë marrëdhënie drejtpërsëdrejti me mbretin e Jugosllavisë Aleksandër, sepse çdo gjë që po shkon nga Ministria e Jashtme, nuk mbetet e fshehtë.

Pasi mora propozimet e fundit të delegasisë jugosllave dhe mendimin e Komisionit të Kufijve për pjesët e shkëmbimit, në muajin maj 1925 u ktheva në Tiranë për t’ia paraqitur çështjen qeverisë. Aso kohe ministër i Jashtëm ishte Myfit bej Libohova. Ahmet bej Zogu atëherë rrinte në Durrës në shtëpinë e mitropolisë ortodokse dhe pranë tij kishte kolonel Gjilardin dhe Stavre Stavrin. Kur u poqa me të, i shpjegova çështjen dhe më tha që të takohesha me ministra të tjerë të qeverisë dhe, mbasi t’u merrja pëlqimin, çështja do të shkonte nga parlamenti.

Myfit bej Libohova, meqenëse nuk i njihte as vendet, as çështjen e dinte, m’u lut që të veja bashkë me të në parlament për të dhënë shpjegimet e duhura.

Bashkë me çështjen e Shën-Naumit ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit. Refugjatët kundërshtarë këto dy çështje donin t’i shfrytëzonin për qëllimet e tyre kundërshtare dhe këtë gjë e tregonin si tradhti, por në realitet tundej mali për një mi. Rrethi i Shën-Naumit që cedonte Shqipëria, ishte një copë tokë me diametër 1/2 km. Pozitën e Shën-Naumit donin ta tregonin si pikë strategjike, kurse në realitet kjo pikë, me shkëmbimet e përmendura, përmirësohej në favorin e Shqipërisë. Gjithë zhurma bëhej prej disa ortodoksëve të Korçës, që i jepnin Shën-Naumit rëndësi fetare.

Me këtë marrëveshje, çështja e kufijve shqiptarë, që kishte mbetur e varur që nga viti 1913, për 13 vjet rresht, merrte formën definitive dhe ky caktim në politikën ndërkombëtare merrte një zgjidhje të favorshme dhe qetësiprurëse për Shqipërinë, sepse moscaktimi i kufijve definitivisht linte portë të çelur për elementët e brendshëm që mendonin keq për avenirin e Shqipërisë.

Pasi parlamenti pranoi projektin e marrëveshjes, çështja nga ana e Ministrisë së Jashtme iu përcoll legatës shqiptare në Paris për t’u rreshtuar në protokollin definitiv të kufijve shqiptaro-jugosllavë, që do të redaktohej në Paris në seksionin e shtatmadhorisë të Konferencës së Paqes. Për këtë arsye protokolli në fjalë u firmos prej Iliaz bej Vrionit, por me këtë rast komisioni që firmosi protokollin, ngarkoi Iljaz bej Vrionin që të më shprehte falënderimet e Komisionit për bashkëpunimin që kisha vazhduar që nga viti 1923.”

Mehdi Frashëri, “Kujtime 1913-1933”, Tiranë, fq. 202-205.

Lexuar: 33

Lajme te ngjashme

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

Lajmet e fundit

Prodhuesit e automjeteve elektrike kanë arritur rekord në tregun europian

25 Gusht, 2026

Joe DioGuardi merr shtetësinë e Kosovës

25 Gusht, 2026

E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar

24 Gusht, 2026

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.