Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do të mbajë një protestë paqësore në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Protesta do të zhvillohet para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe synon të shprehë kundërshtimin ndaj çdo kufizimi të përdorimit të gjuhës shqipe.
Kjo protestë vjen pas asaj në Tiranë, dhe dy protestave masive studentore në Shkup. Studentët shqiptarë kërkon të drejtën e dhënieve se provimeve të jurisprudencës dhe të tjerë në gjuhën e tyre amtare, por kërkojnë edhe respektimin e ligjit për gjuhët. Qeveria premtoi një zgjidhje, ndërsa pritet të zbardhet propozimi, i cili paraprakisht ka nxitur reagime dhe debate.(INA)

